Madonna ka publikuar këngën e re, e cila është pjesë e albumit të saj “Madame X”.

Projekti i ri “Dark Ballet” i dedikohet Zhan d’Ark, heoinës së Francës, një figurë femërore, e cila nuk frikësohej nga asgjë.

Ajo i luftoi anglezët dhe fitoi, ndonëse francezët nuk ishin të lumtur. Ende e gjykonin atë. Ata thanë se ishte një burrë, thanë se ishte lezbike, thanë se ajo ishte magjistare dhe në fund, e dogjën në një shtyllë dhe ajo nuk kishte frikë nga asgjë. E admiroj këtë”, u shpreh Madonna në një deklaratë.

Përvec tekstit, Madonna ka zgjedhur që edhe klipin muzikor pështasë me historinë e jetës së Zhan d’Ark.

Zhan D’Ark (1412-1431) është heroina kombëtare e Francës. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire.

Ndërkohë, albumi i katërt i këngëtares do të dalë më 14 qershor.