Të tjera detaje mësohen lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në Has pak ditë më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se koka e grupit kriminal në Has është një biznesmen me mbiemrin Hoxha nga Kruja.

Mësohet se ky biznesmen është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për shkak se dyshohet të jetë larguar jashtë vendit menjëherë pas zbulimit të laboratorit.  A.Hoxha ka në pronësi një hotel në zonën e Rinasit.

Ndërkohë që dje në pranga ka përfunduar edhe një shtetas  turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Identiteti i tije ende nuk behet i ditur për arsye hetimi. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh.