Një 82-vjeçare ka humbur jetën teksa ecte në rrugët e Romës. Ajo ka marrë një goditje me top dhe është rrëzuar.

Kalimtarët njoftuan urgjencën pasi e moshuara ishte tepër rëndë.

Ndërhyrja e mjekëve nuk ndihmoi pasi gruaja ndërroi jetë pas pak minutash.

Tashmë kjo çështja ka hapur një debat të madh. Në zonën ku po kalonte gruaja është e zakonshme që fëmijët të luajnë me top.

Shumë po kërkojnë që kjo gjë të mos lejohet më. Ndërkohë, ka edhe nga ata që thonë se fëmijët nuk kanë faj.

Gjithsesi, ende nuk janë përcaktuar rrethanat se si ndodhi ekzaktësisht ngjarja dhe nëse humbi jetën prej rrëzimit nga goditja e topit.

Sipas informacioneve, e moshuara u godit nga topi në shpinë dhe u rrëzua. Mendohet se ajo është përplasur keq në tokë.