Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin Open në Top Channel në lidhje me reformën zgjedhore deklaroi se nuk është kundër asnjë sistemi që krijon demokraci dhe mundësi por kushti i vetëm është qeveria tranzitore dhe mos tjetwrsimi i votws.

Pjesë nga intervista:

Unë nuk jam kundër asnjëlloj sistemi që krijon demokraci dhe krijo mundësi. Unë jam partizane për të përfshirë sa më shumë të rinj në politikë. Më pëlqejnë të rinjtë sepse kanë më shumë hapësira dhe nuk besoj te njerëz që kanë interesa. Dhe hapja e sistemit i krijon mundësi dhe posibilitete më shumë njerëzve të tjerë për tu përfshirë në politikë.
Kushti?
Kushti, më garanto që nuk do më tjetërsosh votën.

Gazetari: Opozita është për lista të hapura por ka pasur një kusht me gjithë ambasadorët e BE. Se nuk mund të thoni tani t’ia kërkojmë z.Basha kur ju ndani të njëjtin mendim, platformë, vizion aleancë qeverisje nesër, opozitë sot.
Kryemadhi: Ne kemi dhe kërkesat zyrtare.
Gazetari: Po patjetër, cili është kushti?
Kryemadhi: Garancia. Kush është garancia?
Gazetari: Qeveria tranzitore
Kryemadhi: Po sigurisht
Gazetari: Për mua nuk është garanci ajo, në letër dhe mbase është. Pra po thoni që ne jemi për sistemin e listave të hapura por me garancinë e qeverisë tranzitore..