Një 34-vjeçar me iniciale R.A është arrestuar nga policia në Vlorë pasi kishte mashtruar një person duke i marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë.

Gjithashtu bëjmë me dije se shtetasi R.A, ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (neni 283).