Në vitin 2017 një person nga Siria i telefonoi Xhelal Smajli.

Personi fliste shqip dhe i kishte thënë se djali i tij Dushi kishte ndërruar vdekur në kalifatin e grupit terrorist, ISIS.

Edhe kanë kaluar dy vite,  babai nuk e di si ndërroi jetë djali i tij dhe se ku prehet trupi i tij.

 Mes lotësh, ai ka treguar:

Ende s’e kuptoj përse ka shkuar në Siri. Kush i ka dhënë para për të shkuar atje? Ne mezi ia dalim për bukë.’’

Xhelal Smajli nuk e dinte as që ai kishte një nip. Djali i tij ishte martuar me një grua po nga Kosova, kur kishte qenë në Siri.

Nipi i tij tani ndodhet në Kosovë bashkë me nënën e tij.  Ata u kthyen me një aeroplan ushtarak amerikan i cili fluturoi direkt nga Siria për në Prishtinë, për të sjellë në total 110 shtetas të Kosovës në vendlindje.

Qeveria e Kosovës e kishte përgatitur këtë operacion fshehurazi.