Laureta File: LSI , të jep shansin të tregosh aftësitë e tua dhe nëse një të riu i jep shansin të promovohet i ke dhënë atij krahë

Nga Laureta File: 

Të ishe pjesë e forumeve apo partive politike dikur për mua ishte e paimagjinueshme. Partitë politike i shikoja si numra për të mbushur parlamentin dhe për asgjë më tepër. S’më kishte interesuar kurrë politika madje dhe politikanët i shikoja shumë të ftohtë, të largët nga hallet dhe problemet tona, të njerëzve të thjeshtë, sikur mendonin vetëm për vete. Por në jetë asgjë nuk është absolute. Në 2011 mbarova studimet master për Punë Sociale, por asnjëherë nuk e mora guximin të kërkoja punë në ndonjë institucion pasi ëndrra për të ushtruar profesionin tim më dukej shume e largët. Edhe pse ëndrrat e mëdha për të ardhmen që më priste, si një e re e sapo diplomuar s’kishin mbarim, vendosa të punoja në çfarëdolloj pune që s’kishin asnjë lidhje me profesionin tim.

Vija nga një familje e thjeshtë, shumë punëtore që me shumë sakrifica na rritën mua dhe motrat e mija dhe për këtë arsye doja ta ndieja veten të dobishme, doja të kontribuoja sadopak edhe unë me ato të ardhura në familje. Vitet iknin dhe punët ndërroheshin përherë derisa një ditë takova një mik që do ta kem për gjithë jetën. Takova një mik që i përkiste forumeve politike që unë dikur i kisha marrë inat, i një partie që e vetmja gjë që dija ishte që lideri i saj ishte nga Skrapari, nga ajo zonë ku unë kam origjinën dhe që kishte siglën LSI, asgjë më tepër.

Ai u interesua për mua pasi në institucionin ku ai punonte i duhej një punonjëse sociale dhe ajo do të isha unë, unë që e shihja të largët ëndrrën time të madhe, të punoja në atë profesion për të cilin familja ime kishte sakrifikuar shumë. Në 4 Prill të 2013 fillova punë për herë të parë, vetëm me një premtim, me një fjalë goje dhe pa asnjë lloj interesi. Për mua ishte si të isha në ëndërr. Nuk e besoja dot. Atëherë isha vetëm 24 vjeç dhe isha në fillim të krijimit të familjes time. Që prej asaj dite dhe deri më sot unë jam pjesë e atij institucioni dhe tashmë nuk jam më 24 vjeçe, por 28 dhe e plotësuar si familje madje me një djalë.

Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Është ajo që të jep shansin të promovohesh, të tregosh se ti vlen, se duhet të besosh në ëndrra dhe se ato bëhen realitet. LSI është forca politike që i duhet Shqiptarëve, i duhet të rinjëve pasi të japësh një shanse rinisë, i ke dhënë asaj krahë, i ke dhënë shpresë për jetën dhe dashuri për vendin. Rinia ka nevojë për shansin që vetëm LSI di ta ofrojë. Jam krenare që jam dhe do të jem pjesë e kësaj partie pasi falë saj unë realizova ëndrrën time, shpërbleva sakrificën e prindërve të mi dhe mbi të gjitha krijova familjen time.

Mendimet e mija tashmë kanë ndryshuar dhe politikanët s’më duken më të largët, arrogantë, të ftohtë, pasi ata që unë kam takuar, të forcës sime politike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë ardhur aty ku ishim ne, na kanë takuar sikur të ishim shokë prej vitesh, sikur të ishim një familje, sepse kjo është LSI-ja, është një familje e madhe për të gjithë ata që besojnë te ëndrrat dhe aftësitë e tyre.

Besoni te LSI! LSI ËSHTË NJË SHANS PËR TË GJITHË.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al