Brenda një harku kohor shumë të shkurtër, Marash Kumbulla, nga një i panjohur është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi janë futur pjesa më e madhe e klubeve në Serie A, Inter, Napoli, Fioretnina e Lazio por fama e tij ka kaluar kufijtë e Italisë.

Mirror Kumbulla

Sipas “Mirror”, Arsenal gjithashtu po ndjek me interes situatën e futbollistit shqiptar. Arsenal i shtohet listës së ekipeve në Angli, përveç Chelsea dhe Man.United, që janë të gatshme të paraqesin në dyert e Verona një ofertë konkrete. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, “topçinjve” do ti duhen afro 30 milion euro për të paguar kartonin e Kumbullës.