Tre vajza me origjinë ende të panjohur janë gjetur të vdekura në anën greke të kufirit lumor midis Turqisë dhe Greqisë.

Trupat e pajete u gjeten në një fushë nga një kalimtar, ne një distancë të vogël nga njëri-tjetri mbi kufirin e lumit Evros, në Greqi.

Policia dyshon se vajzat mund të jenë vrarë pasi kishin plagë në trup.

“Ato u gjetën 50 metra larg lumit”, tha një zyrtar i policisë për Reuters. Dy prej viktimave besohej se ishin të moshës nga 15 deri në 18 vjeç.

Zona kufitare e Evros ndodhet në një korridor të kontrabandës së njerëzve, që rifitoi popullaritetin pasi Bashkimi Evropian dhe autoritetet turke në vitin 2016 mbyllën rrugët e detit në Egje të përdorura nga qindra mijëra emigrantë në 2015.