Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier sot dhe një i mitur është vrarë nga vëllai i tij po i mitur.
Ka qenë një sherr i zakonshëm mes fëmijëve që ka përfunduar në tragjedi për një familje nga fshati Baltëz.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V., 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V., 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur. Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V. ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.