Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 53-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas mediave italiane, mësohet se viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e një miku.

Ai u gjet i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij ditën e djeshme.

Trupi i 53-vjeçarit u gjet nga bashkëshortja e viktimës, e cila njoftoi autoritetet.

Policia dhe Ambulanca mbërritën në vendin në ngjarjes, por fatkeqësisht shqiptari ishte pa shenja jete.

Nuk dihet nëse viktima vuante nga depresioni apo kishte probleme të tjera.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve që e çuan shqiptarin të ndërmerrte një akt të tillë.