Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, në Kukës.

Një 16-vjeçar me iniciale L.G është mbytur teksa ishte duke u larë në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.