Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se një grua ka vdekur ndërsa vajza e saj, e cila është shtatzanë është në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish 5 -heronjve në rrugën Shkodër Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë.

Nënë e bijë janë dërguar me shpejtësi në spital por nëna nuk ka arritur të mbijetojë.