Një 12-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lumin Valbonën, në Tropojë.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para, bëhet me dije se J.D ka rënë aksidentalisht në lumë.