Ka reaguar ashpër Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që nëse partitë e opozitës nuk hyjnë në zgjedhje do ti cilësojë si banda.

Përmes rrjeteve sociale, Petrit Vasili i bën apel shqiptarëve që ta përbuzin me neveri këtë ministër karikaturë, pasi sipas tij, mynxyra e vërtetë e shjqiptarëve është Edi Rama, dhe jo ministri që s’di ç’flet, por vetëm nxjerr nga goja idiotësora të tilla për të larguar vëmendjen nga e keqja e vërtetë e këtij vendi, Edi Rama.

Reagimi i Petrit Vasilit

Përbuzeni Karikaturën Lleshaj,Edi Rama është mënxyra e Shqipërisë!!

Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të vendit, kriminalizimit të qeverisjes, tensionit ekstrem social, kapjes se shtetit dhe varfërisë ekstreme.

Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e drejtësisë, largimin masiv të shqiptarëve, rrezikut të rikthimit të vizave, kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës.

Sa për këtë karikaturën, që drejton Ministrinë e Brendshme, ky është thjesht një individ i vetë-ofruar për të bërë rolin e llafazanit për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësi kryesor dhe i vetëm që është Edi Rama.

Ky ministër i Brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se, sipas tij, edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua siguria kombëtare dhe në dreke thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër.

Mënxyra e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Ministrin Karikaturë lëreni ta mbyllë me turp dhe llum jetën e vet si gjenerali papagall, që erdhi dhe iku vetëm duke lexuar idiotësirat, që i shkruan Edi Rama.