13 qershor 2020. Sot moti  do të mbetet i alternuar me diell përgjatë bregdetit dhe shtim të vranësirave në zonat malore të pasuara nga reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/24°C

Zonat e ulëta  11/28°C

Zonat bregdetare 15/25°C