Nga Viosana Kokla

Edhe sa do duroni? Çfarë duhet të ndodhi akoma më shumë që ju të reagoni? Akoma do i nënshtroheni një regjimi total diktatorial? Akoma do paguani për qejf të një diktatori si Edi Rama dhe kasës së tij komuniste? Nuk u lodhët këtu e vite me radhë të qenurit të shtypur e të ndrydhur?

Një person i vetëm po udhëheq gjithçka, ka privuar çdo liri, ka vendosur krimin në krye të çdo hallke civile, në krye të çdo institucioni shtetëror e privat. Çfarë duhet të ndodhë më tepër? Çdo ditë po largohen akoma më shumë të rinj, çdo ditë po mbyllen biznese e po falimentojnë akoma më shumë. Me qindra familje po shkatërrohen, prindërit nuk po munden të ushqejnë fëmijët e tyre. Arsimi po ngelet veç një ëndërr për mijra të rinj nga pamundësia. Ju çfarë po bëni? Po prisni ndryshim nga të tjerët, por nuk po ndryshoni veten tuaj? Prisni nga opozita të sjellë ndryshimin, e në krahun tjetër shkruani statuse ne rrjete sociale duke u shprehur se ata po luftojnë për karrigen e tyre.

Opozita ishte në parlament, shumë mirë mund të kishte qëndruar aty dhe të bëhej njësh me Edi Ramën e të hanin nga lekët tona, por jo. Sot ata janë jashtë atij burgu komunist, janë pranë nesh, po luftojnë me ne dhe për ne. Nëse ju nuk doni ndryshim atëherë boll komentuat në rrjete sociale duke nxjerrë veç vrer. Boll bëtë rolin e servilizmit duke sharë e ofenduar ata që duan ndryshim e të jetojnë në Shqipëri. Situata do ndryshojë dhe atë turp që sot po e hani me bukë do kërkoni falje me lutje. Do luftojmë me të keqen, do qëndrojmë në këmbë, do jetojmë edhe pa bukë nëse do na mohohet, por një diktaturë të dytë në Shqipëri nuk do e pranojmë. Reagoni të gjithë sot, ose nesër do ecni me turp në rrugë nëse heshtni apo bëheni pjesë e kësaj klase politike komuniste.