Edi Reja, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur për mediat italiane në lidhje me situatën që po kalon aktualisht skuadra e Napolit, një nga etapat në karrierë për teknikun e lindur në Slloveni. Timonieri i skuadrës kuqezi ka dhënë recetën e tij në lidhje me trajnerin Ançeloti, për të cilin ka vetëm fjalë të mira dhe e etiketon si njeriun që do ta nxjerrë nga aktuale ekipin që ka humbur shumë terren në krahasim me dyshen Juventus-Inter.

“Ançeloti ka kaq shumë për të dhënë, ide të freskëta dhe të shkëlqyera dhe mbi të gjitha ka për t’i dhënë shumë skuadrës. Kampionati nuk mbaroi pas humbjes kundër Romës, tifozët duhet të presin kur kanë përpara një moment të tillë. Ekipi luan mirë, por mbase nuk materializohet ashtu siç duhet dhe ekziton një dozë e fatit të keq. Mungesa e Alan ndikon në golat e pësuar, por shkaqet mund të jenë të shumta. Nëse fillojmë të kritikojmë Ançelotin ka mbaruar. Karlo ka qenë gjithmonë në majat e futbollit botëror, nuk po bëjmë shaka. Aftësitë që ka do ta nxjerrin nga kjo situatë, jam i sigurt. Është thjeshtë një kohë e vështirë. Napoli duhet të godasë Ligën e Kampionëve, ky është qëllimi që skuadra duhet të vendosë për vete. Skudeto tashmë është një ëndërr. Kur luan çdo tre ditë kërkohet të formohen formacione të ndryshme”, thotë Edi Reja.