Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur në prag të sfidës kundër Islandës që do të zhvillohet ditën e martë në “Elbasan Arena”.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian, tha se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për rrugëtimin e kuqezinjve në Europian.

“Kjo do të jetë ndeshja jonë më vendimtare, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren”, tha fillimisht Reja.

Reja vlerëson kundërshtarin por thotë se nëse lojtarët kuqezinj do të japin 100% nga forma e tyre, 3 pikët janë të garantuara.

Ai premten se Shqipëria ndaj Islandës do të zhvillojë një ndeshje të madhe.

“Kundërshtari është brenda aftësive tona, është një skuadër me vlera të rëndësishme, por jemi në kushte të përgjigjemi. Nëse lojtarët bëjnë detyrën dhe janë në 100% ne do të kemi mundësinë ta mundim Islandën, jam shumë i bindur që mund të bëjmë një ndeshje të madhe.

Kjo është detyra ime, te jap besim sidomos nga pikëpamja mendore, se pas një humbje me Francën humori nuk është ndër më të mirët. Kemi folur në mëngjes dhe në grup ekziston bindja që nesër mund të bëhet mirë. Detyra ime është t’u jap veglat që të jenë në fushë sa më mirë. Kjo është detyra e trajnerit. Do mundohem ti hedh në fushë duke përmbysur atë që ndodhi me Francën, kjo është thelbësore”, vijoi ai.

Roshi–  Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtje ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqendruar.

Lënia jashtë e Mavrajt- “Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlerësojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bëjmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.