Edinson Cavani ka përjashtuar kthimin në Napoli para vitit 2020, teksa ka thënë se dëshiron të përfundojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Uruguaiani vazhdon të lidhet me një kalim në Napoli, pasi kishte lënë këtë ekip gjashtë vite më parë.

“Për momentin, do të luaj derisa të më përfundojë kontrata me këtë klub”, tha 31-vjeçari për “L’Equipe”.

“Do të jem 33 apo 34 vjeç kur kjo të ndodhë. Nuk e di a do të vazhdoj pas vitit 2020 dhe nëse kontrata ime do të jetë në Paris, por ndihem mirë këtu dhe do të rri derisa të më skadojë kontrata”, deklaroi Cavani.

© SYRI.net