Edmond Haxhinasto: Arsimi dhe punësimi, pikat kyçe të programit

Fjala e sekretarit për programin, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të programit elektoral

Në fillim të fjalës sime, do doja të bëja falënderimet më të mira për të gjithë ata që u angazhuan në përgatitjen e këtij programi, specialistë, nga brenda LSI-së dhe jashtë saj. Dua të falënderoj gjithashtu edhe Forumin Ekonomik për kontributin e vyer në hartimin e këtij programi. Ky program bazohet fuqishëm në një platformë politike të miratuar nga Konventa e fundit Zgjedhore e LSI-së në dhjetor të vitit të kaluar dhe aty dallohen qartë parimet socialdemokrate që janë në traditën më të mirë të LSI-së përgjatë gjithë aktivitetit të saj politik që nga fillimet, në vitin 2004. Në këtë proces ka pasur mjaft debate dhe alternativa. Mund të them që gjithmonë kur kishim dy alternativa të mira, prevalonte ajo që kishte më shumë solidaritet social, kishte më shumë social-demokraci, ajo që kishte më tepër balancë të duhur midis solidaritetit social dhe efikasitetit ekonomik. Disa tipare të tjera që këtij programi i përmendën edhe parafolësit, por mendoj që janë të rëndësishme t’i ritheksoj edhe njëherë. Është një program realist, i cili bazohet në zgjidhjen e problemeve kryesore që ka sot vendi, por vendos edhe një perspektivë të qartë se ç’do të bëhet, jo vetëm në katër vitet e ardhshme, por edhe më tej. Pra, është një program strategjik për vendin. Është gjithashtu një program integral. Të gjithë propozimet për sektorë të ndryshëm të zhvillimit nuk qëndrojnë më vete, por janë pjesë integrale e një të tëre dhe si i tillë duhet trajtuar edhe programi edhe zbatimi i tij për të dhënë efektet e menduara. Programi vendos një raport të duhur dhe forcon korrelacionin midis rritjes ekonomike dhe punësimit. Punësimi ka qenë në mënyrë të vazhdueshme objektiv madhor i LSI-së, vazhdon të jetë me këtë program dhe forcon korrelacionin midis rritjes ekonomike, punësimit dhe sigurisht rregullon edhe balancën midis rritjes ekonomike dhe shpenzimeve rentabël publike, pasi shpeshherë kjo balancë është prishur në të kaluarën. Fokusi i reformave që paraqiten në program shkojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ky ka qenë qëllimi ynë kryesor, që kjo reformë të mos ishte thjesht statistikore, por një reformë me impakt, veçanërisht për sa i takon cilësisë së jetës. Programi ka fokus, sikurse e dëgjuat dhe më sipër, sektorët që do të marrin vëmendjen kryesore edhe në mbështetjen buxhetore, do të jenë ato që do të kenë rritjen më të madhe dhe si rrjedhojë do të kenë impakte në cilësinë e jetës së qytetarëve. Do t’ju përmend edhe dy çështje të fundit. E para, që për herë të parë kemi vënë arsimin si pjesë integrale të modelit tonë ekonomik, pasi mendojmë se efikasiteti ekonomik, rritja ekonomike, qëllimet dhe objektivat tona ekonomike nuk mund të arrihen ndryshe, përveçse duke vendosur arsimin, veçanërisht ato profesional, si pjesë të ekuacionit të rëndësishëm të këtij objektivi. Dhe sigurisht që paketa e incentivave ka një objektiv tjetër madhor që i shkon shumë përshtat edhe profilit politik të LSI-së, që është mbështetja e rinisë. Dhe gjithë paketa jonë, incentivat që kemi kthejnë besimin te rinia, e bëjnë atë që të shikojë të ardhmen në Shqipëri, të gjejnë punë në Shqipëri dhe të mos shkojnë në emigracion.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al