Haxhinasto: Lidhshmëria në infrastrukturë sjell rritje ekonomike, më shumë siguri, më shumë zhvillim

13516306_801495799949924_535533324094997884_nMinistri  i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në konferencën e 8- të ministrave të transportit të BE dhe vendeve partnere, organizuar nga Komisioni Europian për hartimin e politikave infrastrukturore për Rrjetin Trans-Europian të Transportit (TEN-T).

Aktiviteti I këtij viti u drejtua nga Komisionerja për Transportit Violeta Bulc dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Johanes Hahn.

Ministri Haxhinasto tha në takim, se është një fakt i njohur se lidhshmëria në infrastrukturë sjell më shumë rritje ekonomike e punësim, më shumë siguri dhe më shumë zhvillim.

“Në kuadër të procesit të Berlinit dhe rezultatit të Samitit të Vjenës, jemi të ndërgjegjshëm se duhet që të bejmë më shumë në aplikimin e masave të buta, apo heqjen e pengesave jo fizike në Ballkan. Ne kemi një plan të qartë në lidhje me masat e buta dhe po punojmë për ti zbatuar ato para mbajtjes së Samitit të Parisit ne korrik të këtij viti”.
“Dua të falenderoj kolegun tim të Malit të Zi Brajovic, dhe atë të Kosovës me të cilët kanë patur takime së fundmi në qytetin e Shkodrës, ku kemi rënë dakort të ecim përpara me zgjerimin e modelit “one stop shop” që redukton kohën dhe kostot në pikat e kufirit dhe ato doganore. Takimi I Lubjanës i 6 majit i organizuar nga Komisioneria Bulc, ishte takim shumë I mirë, ku folëm për më shumë bashkëpunim për të zbatuar masat e buta në drejtim të liberalizimit të tregut por edhe për vendosjen e një qasje të re për investimet në rajon”.

Haxhinasto, shprehu gatishmërinë së bashku me kolegët e Malit të Zi dhe Kosovës, për krijimin e një mekanizmi rajonal, që do të bëjë koordinimin e projekteve ndërshtetërore, dhe realizimin e tyre më efikas.

Ai shprehu gatishmërinë për firmosjen e Traktatit të Komunitetit të Transportit, si hap i rëndësishëm për integrimin e plotë të shërbimeve të transportit në Evropë.

 Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

 

 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al