Edmond Haxhinasto: Në 27 janar do të japim një shembull të shkëlqyer se qytetarët shqiptarë presin shumë më tepër se sa kanë sot

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto në fjalën e mbajtur në takimin e me anëtarët e kësaj force politike në Elbasan, u ndalua te protesta e opozitës më 27 janar. Haxhinasto theksoi se atë ditë LSI do të japë një shembull të shkëlqyer se qytetarët shqiptarë presin shumë më tepër se sa kanë sot.

Më poshtë është fjala e plotë:

Përshëndetje të gjithëve,

Dhe për ato që nuk i kam takuar, ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë , të suksesshëm dhe që të plotësojnë objektivat e tyre pse jo dhe politike. Edhe si qytetarë të këtij vendi që ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, më të barabartë, më të besuaeshme që edhe ata njerëz që e kanë mendjen për të shkuar diku jashtë për ta ndërtuar jetën atje, të kthehen këtu. Sepse ky vend ka nevojë për të gjithë, për ne këtu për ata që janë në rrugë që janë akoma të paangazhuar. Por ka nevojë edhe për ata që kanë ikur dhe mendojnë se do të gjejnë parajsën jashtë këtij vendi. Por Shqipëria është shumë e veçantë në jetën e gjithëkujt. Është shumë e veçantë edhe në zemrën e atyre që kanë ikur e kanë lënë këtë vend. Të jeni të bindur për këtë. Dhe ne këtë kemi mission të madh që ti kthejmë besimin shqiptarëve të kthehen këtu dhe ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.Tek fliste Kryetarja unë në fakt po rendisja dhe mendimet e mia që do thoja dhe në mënyrë të natyrshme më shkoi mendja 14 vjet më parë kur u themelua LSI. Në fakt ata që e themeluan atëherë LSI, Kryetari i atëhershëm Ilir Meta dhe presidenti i sotëm. Dhe shumë të tjerë edhe Kryetarja e sotme midis të tjerëve ishin në pushtet. Por nga pushteti dolëm në opozitë, për të qenë luftarak, për të përmirësuar qeverisjen. Dhe sa qesharake më duken pretendimet dhe shpifjet e ulëta politike që bëhën në adresë të LSI që rend mbas pushtetit. Asnjëherë nuk ka rendur LSI pas pushtetit, gjithmonë ka rendur pas interesit qytetar. Ku ka qenë sfida më e madhe aty ka qenë LSI. Dhe këtë do të bëjë përsëri. Edhe para zgjedhjeve të 2017, LSI mund të kishte arritur një marrëveshje dhe mund të ishte në pushtet. Por nuk e bëri këtë sepse e thirri mbi të gjitha interesi i qytetarëve. LSI pa se nuk mund të vazhdohej më me këtë qeverisje. LSI e pa sesi pozicionohej shumë rëndë barazia e qytetarëve, barazia ekonomike,juridike , barazia për të pasur një jetë të barabartë, një jetë të mirëqenë. Po humbte qeveria aftësinë për ti shërbyertë gjithë qytetarëve njësoj se po preferonte që të kujdesej më shumë për ata që kanë më shumë dhe për ata që ishin në nevojë më shumë jo. Dhe prandaj LSI si parti e integrimit është përsëri në opozitë. Dhe do të jetë gjithmonë në opozitë me çfarëdolloj qeverisje kur vjen puna që interesi i qytetarit të thjeshtë shqiptar cënohet, kur ky interes nuk shërbehet siç duhet nga qeveria. Ne bëmë përpjekjen tonë maksimale në ktër vite bashkëqeverisje për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve. Dhe ndonëse kjoqeverisje ishte në shumë raste jo e sinqertë, kjo bashkëqeverisje desha të them, sigurisht duke u përpjekur që kontributet e LSI, qofshin ato në fushën politike, në parlament, në ekzekutiv ti zvogëlonte, ti paraqiste si problematike. Por çfarë shohim sot që qeverisja e LSI në katër vitet e kaluara ka qenëefikase, e mirë, e ndershme ka qenë për tu shërbyer qytetarëve. Ne këtë duam të vazhdojmë edhe në të ardhmen por duke filluar nga 27 janari për ti thënë të gjithëve që janë në qeverisje, në mazhorancë, se ne jemi partia e qytetarëve, partia e integrimin përpara së gjithash. Duam të integrojmë shqiptarët brenda Shqipërisë që të ndjehen si qytetarë të barabartë, të kujdesur nga qeveria, nga shëndetësia, nga arsimi dhe ti kthejmë besimin atyre për të jetuar dhe për të ndërtuar një Shqipëri Europiane, një Shqipëri që e kemi ëndërruar gjithmonë. Për këtë do të jemi gjithmonë garant, mbi këtë do të ngremë veprimin tonë politik, të gjithë pasionin tonë politik dhe unë gjej këtë rast për tu falenderuar, për tu shprehur mirënjohjen e jashtëzakonshme sepse ju jeni pjesë e kësaj armate për tu shërbyer shqiptarëve. Për ta kthyer këtë vend, në një vend të mirëqenë europian. Çfarë nuk u bë në zgjedhjet e kaluara për të na dekurajuar, çfarë nuk u bë për të na zvogëluar por ne ngadhënjyem, ne u rritëm. Sepse na mbështesin njerëzit, na besojnë njërëzit sepse ne mbështesim interesin e njerëzve mbi të gjithë interesat e tjera. Dhe kështu do të vazhdojmë dhe betejat tona mbi të gjitha duke ndriçuar dhe ata që akoma kanë dyshime se çfarë po ndodh në politikën shqiptare sot. Për ti ndriçuar ata dhe për tja bërë të qartë, Shqipëria mund të jetë shumë më e mirë sesa është sot. Shqipëria mund të jetë shumë më e mirëqenë sesa është sot. Shqiptarët mund të jetojnë shumë më mirë sesa jetojnë sot.Pra ti bashkohemi të gjithë, ta shprehim këtë vullnet, ta shprehim këtë dëshirë, ti qëndrojmë çdo akti keqqeverisës nga kjo qeveri e cila është në një eufori të jashtëzakonshme sa ka degjeneruar dhe në autokraci. Sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Dhe jemi ne këtu që do ta bëjmë të mundur këtë gjë, ne do të vazhdojmë rritjen si LSI, të kemi mbështetjen e shqiptarëve dhe patjetër si parti e integrimit do të jemi dhe partia që do ta fusim shqipërinë në Europë. Do të takohemi të gjithë në 27 Janar dhe do të japim një shembull të shkëlqyer se qytetarët shqiptarë presin shumë më tepër sesa kanë sot. Se qytetarët shqiptarë kuptojnë shumë më mirë sesa mendon qeveria sot. Se çfarë është qeverisja, se çfarë është respekti ndaj qytetarëve, se çfarë është barazia sociale dhe çfarë është të jesh qytetar europian.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al