Edmond Haxhinasto: Ratifikimi i traktatit të komitetit të transportit, zhvillim pozitiv, objektiv heqja e barrierave jo fizike

Fjala e deputetit të LSI në Kuvend, Edmond Panariti

Grupi i LSI do ta mbështesë dhe do ta votojë pro ratifikimin e traktatit të komitetit të transportit. Ky është një zhvillim shumë pozitiv për ne që tashmë ka ndodhur edhe si pjesë e efektit që luajti procesi i Berlinit, një zhvillim shumë pozitiv për të integruar sistemin tonë të transportit me sistemin e rajonit dhe më tej me atë të Evropës. Por besoj që pas entuziazmit për arritjen e këtij traktati që është një zhvillim shumë pozitiv, janë disa gjëra që ne duhet t’i bëjmë, disa gjëra që janë të domosdoshme që ky traktat të ketë efektet e tij. Një nga objektivat e mëdha të procesit të Berlinit, është heqja e barrierave jo fizike, pra ato që nuk përbëjnë infrastrukturë, që janë tarifat, koha e pritjes, procedurat e pritjes në pikat kufitare. Gjykoj që duhen marrë hapa të shpejtë për të realizuar sa më shpejt eliminimin e tarifave, shkurtimin e kohës, pritjes, dhe eliminimin e procedurave të panevojshme në pikat kufitare.

Kostot e gjithë këtyre, e kohës, e tarifave dhe procedurave, janë shumë të larta krahasuar me BE, janë gati 7-fishi i tyre. Ndërkohë që rajoni ynë është shumë më i varfër sesa BE. Prandaj, realizimi i kësaj që po them do të ketë impakt real në ekonominë tonë. Së dyti, duhet të kemi kujdes të veçantë për transportuesit shqiptarë sepse integrimi i sistemeve tona të transportit dhe hapja e tregut mund të ketë pasoja për ta. Prandaj, duhet kushtuar vëmendje e veçantë që transportuesit tanë të jenë konkurrues dhe mos të humbin vendet e tyre të punës. Së treti, traktati është një nxitje për të planifikuar me kujdes dhe seriozitet të gjithë veprat e ardhshme të infrastrukturës. Traktati ka një hartë, kjo është harta e asaj që quhet rrjeti bazë, produkt i samitit të Vjenës. E domosdoshme që në planifikimin strategjik në zhvillimin e infrastrukturës sonë, duhet të jetë kjo hartë pikë reference, nëse duam vërtet të integrojmë infrastrukturën tonë me atë të rajonit dhe më pas me atë të Evropës.

Katër, është domosdoshmëri që të rritet bashkëpunimi me vendet e rajonit, me qëllim që ne të unifikojmë dhe standartizojmë infrastrukturën tonë, domethënë që çdo investim që bëjmë në segmente të caktuara të infrastrukturës sonë sipas hartës që iu referova kur të mbërrijmë kufij të jetë e përputhshme me ato të vendit fqinj, prandaj është një domosdoshmëri që të intensifikohet bashkëpunimi dhe të standardizohet infrastruktura. Së fundmi, është domosdoshmëri gjithashtu që të vazhdohet me të njëjtin ritëm, me hapa të shpejta, të plotësojmë bazën ligjore dhe nënligjore si detyrim që vjen nga ky traktat. Me qëllim që ta bëjmë atë sa më shpejt të efektshëm dhe t’i shërbejmë sa më mirë ekonomisë sonë, transportuesve shqiptarë dhe procesit të integrimit në rajon dhe në BE. Edhe njëherë përsërisë që grupi i LSI do ta votojë pro këtë akt ligjor.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al