Edmond Haxhinasto: Vota në OKB duhej të ishte abstenuese, uroj mos ketë pasoja

Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, tha në studion e Syri.net se vota e Shqipërisë në OKB ka të bëjë me procesin dhe me substancën, dhe  në fund ka të bëjë me rezultatin, pra me votën.

I pyetur rreth votës së Shqipërisë në OKB nga moderatori Alen Xhelili, Haxhinasto tha se Shqipëria kishte dhe të drejtën të abstenonte.

Pika më solide e referencës është çfarë përtimi pati Shqipëria nga një qëndrim i tillë. A ishte ky qëndrim i domosdoshëm? E tha edhe presidenti se ky nuk ishte një qëndrim i domosdoshëm, impakti i rezolutës ishte më shumë politik, sesa një veprim që do të sillte pasoja në lidhje me një përmirësim të situatës. Nëse një qëndrim i caktuar kontribuon për paqen atëherë është i mirëpritur. Pse Shqipëria renditet në vendet që qëndrojnë kundër SHBA? Ishte edhe opsioni i abstenimit, sikundër vepruan shumë shtete të BE-së, që do të thotë se nuk ka pasur një unifikim të BE_së. Mendoj se duhej të kishim një votë abstenuese, sepse kaq është fuqia jonë. Çështja e votës abstenuese nuk do të cenonte marrëdhënien me SHBA-të, shtetin që ka bërë aq shumë historikisht për Shqipërinë”, tha Hxhinasto. Sipas tij, abstenimi do të ishte një qëndrim më i pranueshëm dhe nuk do të prekte interesat madhore qoftë të Shqipërisë, qoftë të aleatëve strategjikë. Në vijim ai shtoi se ne jemi lojtarë modestë në politikën rajonale dhe më gjerë. “Në këtë kuadër duhet të vendosim interesin tonë kombëtar sa herë që kërkohet rreshtimi në një krah apo krahun tjetër. Nuk mendoj se do të kemi pasoja nga kjo votë, pasi jemi afirmuar si një vend që kemi mbështetur dhe përkrahur SHBA. Besoj se pasoja e një veprimi të tillë të mos ketë ndikime në marrëdhëniet tona me SHBA”, tha Haxhinasto.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al