Edmond Panariti: Balla, publiko videosekuencat e plota

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar pas publikimit të videos nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku ky i fundit e akuzonte se ka ndryshuar kartat e Tavos me atë të Bitrit.

Panariti i ka bërë thirrje Ballës të publikojë videosekuencat e plota që ka, teksa ka shtuar se ndryshimi i kartave të deputetëve Robert Bitri dhe Vangjel Tavo ka ardhur si rrjedhojë e një propozimi për zëvendësimin e Bitrit në formatin e Grupit Parlamentar të LSI-së, pas largimit të tij nga kjo forcë politike.

POSTIMI:

Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al