Edmond Panariti: Çfarë duhet të mësojnë autoritetet dhe prodhuesit tanë nga takimi i G7 në Kanada?

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke u shprehur se autoritetet dhe prodhuesit tanë duhet të kuptojnë se nëse nuk mbrojnë veten dhe prodhimin vendas, nuk i mbron kush nga rrënimi i konkurrencës së pandershme. Ai shkruan gjithashtu se e rëndësishme është që të pengohet diskriminimi dhe rrënimi i prodhimit vendas nga “dumping”.

Më poshtë statusi i plotë :

Çfarë duhet të mësojnë autoritetet dhe prodhuesit tanë nga takimi i G7 në Kanada? Ata duhet të kuptojnë se nëse nuk mbrojnë veten dhe prodhimin vendas, nuk i mbron kush nga rrënimi i konkurrencës së pandershme! Pikërisht, nga ajo që po penalizon prodhimet bujqësore tona! Sepse përtej marrëveshjes për tregtinë e lirë, vendet zbatojnë pa kursim ndaj njëri tjetrit barriera tarifore. Këtë e bëjnë për të mbrojtur prodhimin e tyre dhe për të ruajtur përparësi në treg. Kanadaja aplikon 270% barriera tarifore mbi eksportet amerikane të qumështit. Nga ana tjetër Presidenti Trump theksoi se ai është për tregtinë e lirë dhe pa barriera, por tarifat amerikane, për çelikun ndaj Kanadasë janë përgjigje ndaj kësaj pengese. Ndal importeve të mallrave të subvencionuara në origjinë, theksoi me të drejtë Presidenti Trump. Ky mesazh është edhe për ne, për të penguar diskriminin dhe rrënimin e prodhimit vendas nga “dumping” dhe deformimi i tregut nga importet jashtë konkurrencës së ndershme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al