Edmond Panariti: Cilën duhet të besojmë, bujqësinë e propagandës apo të shifrave kokëforta të buxhetit ?

Deputeti i LSI, Edmond Panariti ka bërë një postim në faqen zyrtare të LSI, ku është shprehur se bujqësia e vitit që po mbyllet pati në dispozicion 10 miliard e 171 milion lekë ndërsa Bujqësia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliard e 944 milion lekë.

Më poshtë postimi i plotë:

Cilën duhet të besojmë, bujqësinë e propagandës apo të shifrave kokëforta të buxhetit ?!! Ju ftoj të merrni lapsin dhe të bëni një ushtrim të thjesht aritmetik. Bujqësia e vitit që po mbyllet pati në dispozicion 10 miliard e 171 milion lekë ndërsa Bujqësia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliard e 944 milion lekë. Sa është rritja në përqindje krahasuar me një vit më parë? Aritmetike e thjeshtë, rritje vetëm me 8% dhe jo me 15% sic e do dhe e shpall bujqësia e propagandës. Ndërkohë që ky sektor vetëm këtë vit futi në prodhimin e përgjithëshëm të vendit, plot 25 miliard lekë më shumë se një vit më parë. E kuptoni se ku jemi?

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al