Edmond Panariti: “Dëmshpërblimi i fermerëve të prekur nga përmbytjet, një premtim i mbajtur nga ne”

Edmond Panariti jpgNë fjalën e tij në aktivitetin për shpërndarjen e kompensimeve për fermerët e përmbytur në Novoselë, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ‪#‎Edmond_Panariti‬ u shpreh: “Jam shumë i gëzuar se sot erdhëm para jush me një premtim të mbajtur. Është hera e parë që arritëm të dëmshpërblejmë fermerët të prekur nga përmbytjet. Në shkurt 2015 pasi uji ju kishte marrë pothuajse gjithçka ,ne u gjendëm menjëherë pranë jush duke ju zëvendësuar të gjitha bagëtitë dhe shpendët që kishit humbur dhe duke ju premtuar se do të dëmshpërbleheni të gjithë sipas vlerësimit të dëmeve që keni pësuar. Sot ky premtim është realitet. Falenderoj për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme, Bashkimin Europian dhe organizatën botërore FAO, pa ndihmën e së cilave ky komunitet nuk do të rimëkëmbej aq shpejt pas këtyre fatkeqësive natyrore”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al