Edmond Panariti: Do të jem misionar dhe mbrojtës i zërit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë

Kandidati fitues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Korçës, Edmond Panariti, ka publikuar një status në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tij më të përzemërta për të gjithë qytetarët e Qarkut të Korçës për mbështetjen dhe besimin e dëshmuar prej tyre me votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 qershorit. Z. Panariti ka shprehur vendosmërinë e tij për të mos u lodhur, duke qenë misionar i mbrojtjes së zërit të qytetarëve korçarë në Kuvendin e Shqipërisë e kudo. “Mirënjohje dhe falënderim të përzemërt të gjithë qytetarëve të Qarkut të Korçës, për mbështetjen dhe besimin e dëshmuar me votën e tyre, për përfaqësuesit tanë në këto zgjedhje. Pesëdhjetë për qind më shume rritje të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë, në kushtet e një presioni të paparë mbi votuesit, shoqëruar me arrestime të komisionerëve dhe koordinatorëve tanë, është dëshmi e kurajës dhe e integritetit, për të ndjekur bindjet tuaja deri në fund. Nuk do të lodhem dhe nuk do të tërhiqem, për të qenë misionar dhe mbrojtës i zërit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë dhe kudo”, shprehet në këtë mesazh falënderimi kandidati fitues i LSI në Qarkun Korçë, Edmond Panariti.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al