Edmond Panariti: Kostot e larta, barra e rëndë e taksave dhe tatimeve po i gjunjëzojnë blegtorët

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se duhet rinegociuar me guxim dhe kurajo, marrëveshja e tregtisë së lirë, për ti mbrojtur nga falimenti fermat tona.

Më poshtë statusi i plotë:

Bujqësia e rrjeteve tregtare, nuk mund të jetë i vetmi front beteje për fermeret dhe prodhuesit tanë. Sepse aty, po përballen me konkurencën e fortë të prodhimeve evropiane, me kosto më të ulet dhe të subvencionuara fort në orihjinë. Atje, garen ne e fillojmë në disavantazh të thellë!! Pershembull, një liter qumesht i importuar nga BE në supermarketet tona shitet me 90 lekë litri, ndërsa qumështi cilësor i fabrikave tona, aty shitet me mbi 130 lekë litri. Kosto e lartë e provokuar nga mungesa e subvencioneve, nga barra e rëndë e taksave dhe tatimeve, nga aksionet policore të AKU-së. që i kane dërmuar,i kanë gjunjezuar blegtoret, baxhot etj. Hiqjani këtë zgjedhë tarifore dhe tatimore atyre! Lërini ata të marrin, frymë dhe mos i përndiqni nën pretekstin e imponimit të standarteve, ende të pa qarta. Duhet rinegociuar me guxim dhe kurajo, marrëveshja e tregtisë së lire, për ti mbrojtur nga falimenti fermat tona. Të caktohen periudha eksluziviteti për prodhimin vendas, me akte normative. Të ndalet me ligj, importi i prodhimeve bujqesore të subvencionuara ne origjinë! Të vendoset me ligj, që furnizimi i çerdheve, shkollave, spitaleve, forcave të armatosura të bëhet vetëm me prodhime shqiptare të qumeshtit, mishit, frutave dhe perimeve!.. Ky është një akt patriotik..Plotësisht i justifikuar! Sepse, paratë e taksapaguesve, sepse paratë e tatimeve dhe tarifave të fermereve dhe prodhuesve që mbushin buxhetin e shtetit, duhet të perdoren vetem për ta dhe për blerjen e prodhimeve të tyre. Nese nuk veprohet shpejt dhe fortë, rrëshqitja e bujqësisë do të jetë fakt i pakthyeshëm.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al