Edmond Panariti: Kthejeni kokën pas në histori dhe mësoni se si dhe pse nisin revoltat popullore dhe se ku shpien ato kur pushteti jo vetëm nuk i përfill, por i poshtëron me arrogancë dhe dhunë.

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se të kërkosh raprezalje dhe të bësh thirrje të shtypet me forcë një popull që proteston kundër një tarife sa dyfishi i të ardhurave ditore të pjesës dërrmuese të banoreve të veriut është verbëri, është papergjegjshmeri, është pandjeshmëri.

 Më poshtë statusi i plotë:

Të kërkosh raprezalje dhe të bësh thirrje të shtypet me forcë një popull që proteston kundër një tarife sa dyfishi i të ardhurave ditore të pjesës dërrmuese të banoreve të veriut është verbëri, është papergjegjshmeri, është pandjeshmëri. Në fakt kjo është dhuna e vërtetë dhe jo ajo që pretendohet dhe vjen vetëm si pasojë. Kthejeni kokën pas në histori dhe mësoni se si dhe pse nisin revoltat popullore dhe se ku shpien ato kur pushteti jo vetëm nuk i përfill, por i poshtëron me arrogancë dhe dhunë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al