Edmond Panariti: Ndërsa flitet për stabilitetin e Evropës, si garantohet stabiliteti i Shqipërisë? Po Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Sigurisë, Grupet Parlamentare, ku janë?

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se gjashtëqindmijë, gjashtëdhjetëmijë, apo gjashtëmijë refugjatë, ajo që duket qartë është se Shqipëria po konsiderohet seriozisht si një vend “tampon” për frenimin e fluksit të refugjateve nga zonat e nxehta të lindjes.

Më poshtë statusi i plotë:

Gjashtëqindmijë, gjashtëdhjetëmijë, apo gjashtëmijë refugjatë, ajo që duket qartë është se Shqipëria po konsiderohet seriozisht si një vend “tampon” për frenimin e fluksit të refugjateve nga zonat e nxehta të lindjes. I ndodhur para një fluksi të paprecedent migrator, i cili sipas Presidentit të Parlamentit Evropian kercenon stabilitetin e Evropes se Bashkuar, kjo e fundit me të drejtë, po synon të krijojnë zona “buffer” në kufijte e saj jugore, ku të strehoje refugjatet. Shqipëria, falë pozicionit të saj konsiderohet një stacion i preferuar. Opsioni i kampeve në vendet e Afrikes Veriore, duket jo i qendrueshem sepse qellimi i refugjateve dhe i atyre që i mbeshtetin në shperngulje është zbarkimi me çdo kusht në toke Evropiane dhe jo per të qendruar ne Afrike. Shqiperia është veteofruar për te qenë pritese dhe kete e deklarojne politikane me peshë Evropiane. Si gjithnjë mungese e plotë transparence si qysh dhe tek, me kë është biseduar, negociuar?! Ndërsa flitet për stabilitetin e Evropes, si garantohet stabiliteti i Shqipërisë? Po Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Sigurise, Grupet Parlamentare, ku janë?

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al