Edmond Panariti në Korçë: “Kërkoi angazhimin maksimal e të gjithë strukturave, mbështetjen për LSI, e cila sa vjen e rritet”

Ministri i Bujqësisë, Z. Edmond Panariti, i deleguar i LSI për qarkun Korçë, i shoqëruar dhe nga deputeti Pirro Kapurani dhe koordinatori i LSI për Qarkun Korcë, Thanas Poçi. Takimet u zhvilluan me strukturat e LSI, anëtarë e simpatizantë, si dhe me banorë të zonës, në Maliq, Bulgarec, Dvoran (komuna Kamenicë), Drenovë të rrethit Korcë dhe Bitinckë dhe Miras Devollit. Gjatë të gjitha takimeve, Z. Panariti kërkoi angazhimin maksimal e të gjithë strukturave, mbështetjen për LSI, e cila sipas Ministrit të Bujqësisë, sa vjen e rritet.

“Nuk ka diskutim që LSI do të jetë pjesë e qeverisjes. Por, ndryshe nga herët tjera, LSI do të jetë lokomotiva e qeverisjes”, theksoi Panariti. Ai shprehu mbështetjen e tij për të gjithë simpatizantet e LSI, ndërkohë që tha se, “shqiptarët tashmë e kanë zgjedhur forcën e tyre politike, LSI, e cila është larg konflikteve, larg demagogjive, por pranë popullit, me zgjidhjen e problemeve të tij dhe mbi të gjitha, LSI është kontributori kyç për stabilitetin politik dhe integrimin e vendit. Ministri Panariti ka dëgjuar dhe shqetësimet e kërkesat e të gjithë banorëve në të gjitha zonat ku është ndalur. Çështja e vaditjes, e kanaleve kulluese, mungesa e tregut për produktet,  çështja e subvencioneve etj, ishin ato çfarë kishin me shqetësim banorët e zonave ku u ndal Ministri Panariti. Ky i fundit premtoi angazhimin e tij maksimal, për ti ndihmuar ata, si me çështje subvencionesh e grandesh, ashtu dhe për problemet e kanaleve kulluese, kanavele vaditëse etj.

Ministri Panariti ka vizituar dhe fushën e Maliqit, ku ka diskutuar me fermerët për investimet që do të bëhen aty, në lidhje me kanalet kulkuese, thellimin dhe rehabilitimin e tyre, me qëllim që të eleminohen përmbytjet.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al