Edmond Panariti: Pas një muaji të lagësht po përballemi me koloni të shumëfishta të mushkonjave në zonat e bregdetit!

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se është e pamundur të dalësh në plazh dhe të shëtitësh buzëdetit shqiptar pa u sulmuar dhe pickuar prej tyre. Ai thotë gjithashtu që duhet të ndërhyhet sa më parë, sa nuk është vonë.

Më poshtë statusi i plotë:

Pas një muaji të lagësht po përballemi me koloni të shumëfishta të mushkonjave në zonat e bregdetit! Është e pamundur të dalësh në plazh dhe të shëtitësh buzëdetit shqiptar, veçanërisht në perëndim të diellit, pa u sulmuar dhe pickuar prej tyre. Produktet më të shitura këto ditë në plazhe dhe në zona turistike, janë kremi dhe pomada kundër mushkonjave, të cilët lipset t’i përdorësh jo thjesht për të shmangur dhimbjen dhe skuqjen nga pickimi, por për të parandaluar mundësine e infektimit nga infeksione të rrezikshme virale që përhapen nga këto insekte, si ethet hemorragjike, encefalite dhe deri te malaria . Kjo është një situatë tipike shqiptare, që nuk shihet në plazhet e Kroacisë, Malit të Zi, Italisë dhe Greqisë… Përse kjo ndodh te ne dhe jo te ata? Sepse te ne, në prapavijën bregdetare kemi pafund pellgje me ujë shiu, te cilat përbri plehrave në dekompozim, krijojnë “parajsën” për shumimin eksponencial të mushkonjave… Ndërkohë, në papërgjegjshmëri të plotë pushteti vendor rri dhe pret që këto pellgje ti thajë dielli, pa asnjë ndërhyrje rehabilituese, dezifektim e trajtim. Me miliona mushkonja depozitojnë vezët buzë pellgjeve dhe brenda një kohe të shkurtër krijojnë breza kolonish, të cilat për mua përbëjnë kërcënimin më serioz për pushuesit dhe turizmin shqiptar.. Nuk ka gjë më të rëndësishme dhe prioritare për bashkitë e zonave turistike se parandalimi dhe kontrolli i një kërcënimi të tillë. Të ndërhyhet sa më parë, sa nuk është vonë!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al