Edmond Panariti: Përballimi i krizave dhe katastrofave nuk ka të bëjë vetëm me traktate

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së Edmond Panariti

Në diskutimin e sotëm për ratifikimin e marrëveshjes midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi,  Serbisë, Sllovenisë për TASK-FORCE e Ballkanit unë mendoja që minimalisht duhet të kishim prezencën e dy ministrave, ministres së Mbrojtjes dhe ministres së shëndetësisë. Pasi unë e konsideroj shumë të rëndësishme praninë e tyre, pa koordinimin e punës së dikastereve respektive do ta kishim të vështirë që ne ti përgjigjsheshim dhe obligimeve që derivojnë nga ratifikimi I këtij traktati të rëndësishëm. Mesa duket nuk ekziston ky sensibilitet për rëndësinë e këtij traktati dhe çfarë duhet të nxjerrim ne si detyrim shtetëror për tu përgjigjur me plane kontigjence, me plane veprimi, katasrofave natyrore të cilët mund të kenë dhe do të kenë patjetër implikime në shëndetin publik. Mos e konsideroni këto thjesht si një potencial. Deri tani ne jemi të imunizuar, por mirë është që ne të kemi një traktat të ratifikuar që ta kemi si një dokument bazë dhe mbase mund të përfitojmë nga koordinimi me shtetet e tjera. Nuk jemi aq larg. Në vitin 1998, ne patëm një spostim masiv, lëvizje masive të popullsisë, si rezultat I luftërave ballkanike. Vendi ynë u hapi dyert vëllezërve kosovarë, të cilët erdhën këtu për të shpëtuar nga represioni serb, duke krijuar një problem të madh emergjence. Dhe nuk është se shteti kishte ndonjë kapacitet logjistik, kishte plane kontigjence, për të parashikuar strehimin e tyre, për të parashikuar trajtimin e tyre mjekësor, thjesht populli shqiptar hapi dyert e banesave të tyre për të strehuar vëllezërit tanë kosovarë. Po aty ka pasur dhe probleme të rënda shëndetësore, madje dhe toksikacione. Ka pasur dhe raste vdekjesh. Pikërisht ngaqë ishim të pa përgatitur. Nuk kishim shërbim shëndetësor mbështetës. Nuk kishim shërbim urgjence. Por ajo ishte një situatë që ne duhet të na bënte të mendonim që të reflektonim thellë. Dhe sigurisht të jeni të sigurtë që këto janë fenomene ciklike, sepse Ballkani është gjithmonë një vatër problemesh, por përpos kësaj kemi dhe katastrofa natyrore, të cilat presupozojnë spostime të popullsisë, strehimin e tyre, trajtimin mjekësor dhe për këto duhet hezituar shpejt dhe pa hezitim. Prandaj ratifikimi I kësaj marrëveshje është shumë I rëndësishëm, parë edhe në këtë optikë, parë edhe nga rëndësia që ka ky problem që ka të bëjë me shpëtimin e jetëve njerëzore, që ka të bëjë edhe me sigurinë kombëtare. Për hir të së vërtetës, duhet të themi që përtej paradoksit të një sistemi të mbyllur, utopik, represiv, komunist, nga pikëpamja e trajtimit të emergjencave civile ka qenë shumë herë më mirë I organizuar se sa sistemi ynë I sotëm. Besoj se e kujtoni mirë që në atë kohë Ministria e Shëndetësisë kishte sektorë Brenda çdo dikasteri, ministria e mbrojtjes kishte sektorë Brenda çdo dikasteri. Ishte ai shërbimi I famshëm I mbrojtjes civile revolucionare që tani na bën për të qeshur, por nuk duhet të na bëjë dhe shumë për të qeshur në fakt. Për arsye sepse ato struktura për këto punë ishin. Në fakt ishte një brez lufte që ishte djegur nga qulli dhe I frynte dhe kosit. Ndoshta në mënyrë paradoksale e të tepëruar, kishte krijuar struktura që ishin të rënda për shpatullat e shtetit shqiptar në atë kohë, por nga pikëpamja e trajtimit të emergjencave civile, mbrojtjes civile ishin shumë më të përgatitur se ne. Po tani në rast se ju do të shkoni në bashkitë e metropoleve të mëdha, në bashkinë e Neë York, në bashkinë e Los Angleos, në bashkinë e Parisit, mendoni ju se temë qendrore e diskutimit atje janë gjelbërimi, pemët? Janë pedonalet? Absolutisht jo. Në bashkinë e Neë York, temë qendrore e diskutimit dhe shqetësimi më I madh I kryebashkiakut është evaukimi i popullisë. Sepse ata u dogjën nga 11 shtatori dhe sot kanë plane të kontigjencës për të bërë të mundur spostimin në raste katastrofash terroriste, në raste të katastrofave natyrore, sa më të shpejtë të popullsisë. Absolutisht jo. Në Bashkinë e New Yorku-t temë qendrore e diskutimit dhe shqetësimi më i madh i kryebashkiakut është evakuimi i popullsisë. Sepse ata u dogjën nga 9-11. Dhe sot kanë plane të kontigjencës për të bërë të mundur spostimin në raste katastrofash, terroriste, natyrore. Me kronometër, për sa kohë je në gjendje ta spostosh popullsinë nga qendra në periferi. Në mënyrë që të shpetojë nga gazi, nga pluhuri nga tymi, dhe nga shpërthimet. Ky është shqetësimi më i madh i Kryetarit të Bashkisë së New Yorku-t. Dhe për këtë duhen plane kontigjence, shërbim mjekësor mbështetës. Sepse kur u shembën kullat binjake problemi ishte në rradhë të parë të shpëtonin sa më shumë njerëz që u kapën atje. Por edhe të evakuoheshin lagje të tëra që ishin rreth e rrotull. Po pjesa më e madhe e popullsisë në qendrat tona urbane janë si të zëna çark, mendoni se çfarë mund të ndodh, që shpresoj mos të ndodh sikur Tirana të preket nga një tërmet e fuqishëm. Kush do jetë problem kryesor? Si do ti nxjerrësh ata njerëz te të cilët edhe në kushte normale nuk shkon dot sepse nuk futet dot ambulance, zjarrëfikës, policia. Mendo që në një tërmet të fuqishëm ku do kemi sigurisht shembje banesash dhe do na duhet ti spostojmë menjëherë këto popullata, këta njerëz nga vendi i rrezikut. Sesa jemi në gjendje ta bëjmë ne këtë. Sa jemi në gadishmëri më shërbimin shëndeteësor për të garantuar hospitalizimin e tyre, trajtimin mjekësor. Pra këto janë çështje që meritonin shumë më tepër debat, përtej një marrëveshje e cila është shumë e rëndësishme dhe që për mendimin tim është e vonuar. Por duhet hapur një diskutim më i gjerë. Si do të përballojmë ne katastrofa natyrore? Natyrisht që është mirë që këto të jenë pjesë e një iniciative të koordinuar ballkanike por ajo që është më e rëndësishme është së çfarë mund të bëjmë ne këtu me kapacitetet tona. Prandaj duhej këtu ministrja e mbrojtjes dhe ministrja e shëndetësisë. Po besoj se ka ardhur ministrja e mbrojtjes .Pra është një situatë që kërkon trajtim të përgjegjshëm, integrim, bashkëpunim me gjithë dikasteret. Është një problem kombëtar, qeveritar as mjekësor as ushtarak. Ka të bëjë më emergjenca civile, me shpëtim jete njerëzish në situata krize, lufte, katastrofash natyrore dhe për këtë kërkohet mobilizim, angazhim. Unë nuk do doja të përsërisja atë që u tha për mangësitë e shërbimit tonë shëndetësor se u përmendën këtu. Kapacitetet e reduktuara të strukturave spitalore, shërbimi parësor, mjekësor i mangët, sigurimet shëndetësore të cilat janë aty pavarësisht se ne jemi teë gjithë kontributor. Kur kemi nevojë na përgjigjen pak ose aspak. Madje paradoksi është që shpeshherë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe kur kam qenë unë në qeveri ne miratonim fonde për mjekimin  e personaliteteve. Mirë bënim por ljo tregonte dhe një gjë shumë qesharake. Që ata janë kontribues te skemës së sigurimeve shoqërore. Pse duhet ti ndihmosh me para të alokuara. Duheshin skema që mbulonin kosto dhe shërbimin. Por kjo na demaskonte dhe ne për fikitivitetin e këtyre skemave. Pra problemi është shumë më i gjerë. Duhet ta financojmë ta mbështesim më shumë, shërbimin shëndetësor në Shqipëri. Të forcojmë kapacitetet tona të mbrojtjes civile në të cilët ka komponentë ushtarakë, shëndetësor. Të kemi plane kontigjence, se nuk besoj se bashkitë tona kanë në raste katastrofash. Absolutisht kjo është një mungesë parashikimi dhe vizioni në rradhë të parë. Gjë që ndodh ndryshe me bashkitë e mëdha të cilët siç thashë e kanë në qendër të vëmendjes dhe të shqetësimit të tyre. Pra me këtë fymë unë mendoj se duhet të diskutonim sot. Por duhet të ishte një moment reflektimi dhe do dëshiroja qe nga ministritë përkatëse të kishim një vizion, strategji sesi do ti bënim ballë situatave të cilat nuk i dëshirojmë por që kanë ndodhur në të kaluarën dhe megjithëse duam që mos të përsëriten në të ardhmen do të ndodhin.

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al