Edmond Panariti: Përmbajtja e salmonelës te midhjet, bllof, i pastër për të nxjerrë nga loja midhjen më cilësore të Mesdheut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për skandalin që po përflitet në lidhje me midhjen e Butrintit.

Përmbajtja e salmonelës tek midhjet sic duket ka ‘ngritur në këmbë’ Ministrinë e Bujqësisë, por kjo gjë nuk është kështu sic flitet sipas Panaritit.

Ish ministri e quan një veprim të tillë si bllof, të paster për të nxjerrë nga loja midhjen më cilësore të Mesdheut.

Postimi i plotë:

Në pragun e sezonit , kur midhja e Butrintit përgatitet të jetë ne mënyrë dhe pjatat e mijëra turistëve që po frekuentojnë plazhet tona, doli lajmi i bujshëm. “Midhja e Butrintit me salmonele”!!! Ndal konsumit të saj!! Ndërkohë asnjë raport zyrtar analitik mbi ngarkesën bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metodën zbuluese të përdorur, si ku, nga? Pse tani?! Po më parë?!..Asnjë prononcim sqarues, shterues nga institucioni monitorues dhe analizues. Shkurt një bllof, i pastër për të nxjerrë nga loja midhjen më cilësore të Mesdheut…duke dëmtuar ata dhjetëra prodhues, që kanë pritur pikërisht këtë çast për të fituar nga mundi i një viti të tërë përpjekjesh dhe shërbimesh!!………….. Por mos të merziteni të dashur turistë vendas dhe të huaj. Pa merak!! Nuk do mbeteni pa “molusqe” dhe fruta deti,sepse sapo na erdhi një ngarkesë e bollshme e tyre nga importi.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al