Edmond Panariti: Përse vota e Shqipërisë duhej të ishte ndryshe

Deputeti i LSI, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet shumë familje shqiptare strehuan familje hebreje pa marrë parasysh rrezikun. Ky është një investim historik në marrëdhëniet tona i cili duhet kuruar me shumë kujdes dhe përgjegjësi.

Më poshtë postimi i plotë:

Përse vota jonë ndaj rezolutës për kundërshtimin e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit duhet të ishte ndryshe? Për fat të keq në analizën e kësaj vote ka mbizotëruar vetëm arsyetimi i rreshtimit tonë pro ose kundër amerikan dhe pro ose kundër evropian. Është vendosur mjerisht pas një analize kosto perfitim dhe jo në mënyrë parimore. Por harrohet se Shqipëria ka raportet e saj krejt speciale dhe unike me Izraelin për mbrojtjen e pashembullt që u bëri hebrejve gjatë luftës së dytë botërore. Asnjë vend evropian nuk ka bërë atë që ka bërë vendi ynë për mbrojtjen e hebrejve nga shfarosja. Shumë familje shqiptare strehuan familje hebreje pa marrë parasysh rrezikun. Ky është një investim historik në marrëdhëniet tona i cili duhet kuruar me shumë kujdes dhe përgjegjësi. Nga ana tjetër unë nuk njoh asnjë vend tjetër të demokracisë liberale në lindjen e mesme përpos Izraelit.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al