Edmond Panariti: Prodhuesit e qershive janë të pambrojtur nga konkurrenca e pandershme.

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar përmes një statusi më Facebook ku shprehet se në Shqipëri nuk ka as treg dhe as përpunim për qershitë e vendit, ndërkohë që qershitë e importit për ironi i gjen edhe pesëfish më shtrenjtë në treg. Ai shprehet gjithashtu që prodhuesit shqiptarë janë të pa mbrojtur dhe të pa mbështetur.

Më poshtë statusi i plotë:

Me qindra ton qershi të Dibrës u kalbën dhe u groposën. As treg as përpunim. Drejtoritë e Bujqësisë të cilat ishin edhe nyjet e lidhjes së prodhimit me tregun, u tretën. Pasoja? Prodhimi në kanal! Për ironi, në kryeqytet gjen edhe qershi importi pesëfish më shtrenjtë. Sepse vijnë të importuara me autofrigoriferë, lëvizin me shpejtësi, dhe subvencionohen fort që në origjinë. Këtë fat, nuk e kanë prodhuesit tanë, të cilët të pa mbrojtur dhe të pambështetur, po shtypen nga konkurenca e pandershme që i nxorri jashtë loje.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al