Edmond Panariti: Programi i LSI rikthen shpresën për të gjithë qytetarët dhe krijon vende të reja pune

Intervista e ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhënë për emisionin 7pa 5 në Vizion Plus

I themi mirëmëngjes Z.Panariti, kreu i listës së LSI-së për Korçën. Si do ta konsideroni Programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Për t’a karakterizuar me pak fjalë do të thoja  është një program që synon rigjallërimin e ekonomisë, nxitjen e saj,rikthimin e shpresës dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Këto do ishin si të thuash qëllimet madhore jo vetëm të programit elektoral por të qeverisjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ambicioze duken premtimet që Lëvizja Socialiste për Integrim ka për zgjedhjet e 2017, sidomos nëse iu referohemi shifrave për sa i përket punësimit. Në fakt e kemi dëgjuar në 2013 nga  Partia Socialiste, 300mijë vende të reja pune, një premtim i pambajtur. Është pak e vështirë kur premtohen të tilla shifra, të cilat kanë efekt në fakt në elektorat, pos a të realizueshme janë?

Shifrat tona nuk janë thjesht shifra të sajuara, të shpikura, janë shifra analitike të bazuara në përllogaritje të sakta dhe që shkojnë në sinkron edhe me masat që propozojmë ne për gjallërimin e  ekonomisë. Meqënëse jam Ministër i Bujqësisë po iu bëj një zbërthim të parashikimeve që kemi ne për bujqësinë, në kuptimin e hapjen e vendeve të reja të punës. Ne llogarisim sektorin e bujqësisë kryesisht në sektorin e agropërpunimit, agrobiznesit dhe të zinxhirit të eksporteve, të punësojmë rreth 50 mijë punëtorë, pra 50 mijë vende të reja pune.

Mjaft t’iu bëj një përllogaritje të përafërt në këto 4 vite, nga 52 qendra grumbullimi, magazinimi dhe magazina frigoriferike që ne trashëguam në vitin 2013 sot kemi plot 156 të tilla.Por po të llogarisni që një qendër grumbullimi mallrash bujqësore punëson në mënyrë direkte  dhe jo të tërthortë rreth 50 punëtorë, llogarisni se çdo të thotë 100 më shumë.I thonë që vetëm këto punësojnë 5 mijë.Por po të llogarisje që industria e përpunimit të peshkut është fuqizuar,është nga të parat në Ballkan, dhe aktualisht unë para 2, 3 ditësh isha në kontakte me dy nga këta sipërmarrësit më të fuqishëm dhe kanë bërë investime kolosale që shkojnë në 10 milion euro për përpunimin e peshkut për eksport,njëri prej tyre kërkon 600 punëtorë, punëtorë të rinj përpos atyre që ka.

Pra janë oportunitete të jashtëzakonshme në këtë pikëpamje, dhe i gjithë ky arsyetim dhe ky objektiv i joni është bazuar mbi një trend konkret i cili do të potencohet nga shtimi i mbështetjes që do i bëjmë bujqësisë, agrobiznesit,peshkimit me fonde shtesë. të cilët janë dhe do të jenë rreth 5 herë më shumë nga ç’ mer aktualisht bujqësia nga buxheti i shtetit.Prandaj ky arsyetim, madje unë do thoja është konservativ, për arsye se është shumë i bazuar dhe i përllogaritur.Dhe të njëjtim arsyetim e kemi bërë dhe për të gjithë ato objektiva që kemi vendosur edhe në degë të tjera të ekonomisë që për ne janë prioritare dhe që gjenerojnë punësim dhe sic thashë ajo më kryesorja, rikthejnë shpresë për një perspektivë të qëndrueshme të zhvillimit dhe të krijimit të mirëqënies.

 

Megjithatë shumëkush mund të thotë, se ju  keni premtuar dhe një përgjysmim gati të gjitha taksave  në këtë vend, me çfarë do të mbahet shteti në këmbë nësë bëjmë një ulje të tillë drastike?Mund të nxisim punësimin por..

Politika e taksave të larta, dhe reduktimit të tyre është një çështje e një  debati global sot.Madje edhe në qendër të  fushatave elektorale në vendet e fuqishme.Po t’i referohemi fushatës në SHBA kjo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe ka bërë dhe diferencën midis administratës Trump dhe administratës Klinton. Më lejoni të bëj një arsyetim sepse nuk dua që këtu të ndërhyjë shumë politika.Thjesht duhet arsyetuar nga pikëpamja ekonomike.Gjithë përvoja botërore tregon që kur ekonomia ecën  shumë mirë dhe motorrët e saj punojnë me xhiro të larta dhe për rrjedhojë kanë dhe një tej nxehje, kuptohet që ngritja e taksave shërben për uljen e ritmit të ekonomisë. Pra duke devijuar fondet  që shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për inkurajimin  e ekonomisë, për inkurajimin e investimeve,kryesisht në investime për çështje sociale, për infrastrukturë dhe natyrisht edhe për të inkurajuar rritjen e depozitave.Kur ekonomia nuk ecën mirë, ecën me ritme të pamjaftueshme siç është dhe rasti i Shqipërisë që kemi  një rritje të lehtë por jemi shumë nën potencial sigurisht do të ishte jo e mençur të vazhdosh me politikën e taksave relativisht të larta.Pse?! Në rast se ne do të vazhdonim me këtë lloj politike atëherë ne do të bënim që në xhepat e konsumatorëve do të kishim më pak para dhe për rrjedhojë ata mos të kishin mundësi për blerje, për konsum, për rrjedhojë do të kishte  pak mundësi për të tregtuar dhe për të shitur.Njëkohësisht një biznes i cili ngarkohet me taksa të larta ka më pak paranë dispozicion për të bërë investime, për të krijuar vende të reja pune dhe politika e reduktimit të taksave bën të kundërtën.Pra frymëzon bizneset ngaqë kanë më tepër para në dispozicion për të bërë investime, për të punësuar dhe njëkohësisht për t’iu përgjigjur dhe asaj që thatë ju më përpara po paratë buxheti i shtetit nga do i krijojë? Në fakt ti zgjeron bazën e  tatimpaguesve.Sepse duke u krijuar vende të reja pune,duke bërë investime të reja, duke bërë sipërmarrje të reja, duke ulur dhe  informalitetin, nr i tatimpaguesve rritet shumë më tepër sesa duke pasur një klimë të disfavorshme për biznesin dhe për rrjedhojë gjithë filozofia e politikës zhvillimore të LSI është për zgjerimin e bazës të tatimpaguesve, për uljen e barrës fiskale në mënyrë që të inkurajojnë investimet, të hapen vende të reja pune, të ketë më tepër para në xhepat e konsumatorëve në mënyrë që ata të konsumojnë më shumë, të blejnë më shumë, të qarkullojnë më shumë mall në treg .Dhe gjithë kjo natyrisht shkon ndesh me politikën e taksave të larta e cila rrudh, shtyp,dekurajon biznesin, e dëshpëron atë, njëkohësisht konsumatorin e fut në panik sepse duhet të ruajë para për kohë të vështira.Kjo është një përqasje e re e LSI duke treguar , duke mednuar, duke bërë analizën e treguesve ekonomik të zhvillimit të vendit.Ne nuk është se kemi një rritje dyshifrore ku ekonomia e ka marrë vrullin e saj dhe ka sens të aplikosh taksa të larta në mënyrë që dhe ta mbash të balancuar dhe njëkohësisht ta ndryshosh trendin e lëvizjes së parasë.Ne, tredin e lëvizjes së parasë duhet ta kemi nga bankat ku tashmë kemi stiva parash të stampuara dhe që nuk futen në ekonomi dhe pikërisht duke rishikuar politikat fiskale, reduktimin e tyre ne do të inkurajojmë që një pjesë e madhe e parave që ndodhen nëpër banka që ndodhen në investitorë, që ndodhen te biznesi të injektohen në ekonomi, ta gjallërojnë atë, të hapen vende të reja pune, të happen sipërmarrje të reja.Në këtë mënyrë ne zhvillojmë vendin dhe objektivi i LSI është që në fund të 4 vjeçarit të ardhshëm ne të shkojmë në rritje 2 shifrore.Nuk është rritje për Shqipërinë.Shqipëria është një vend i vogël, nuk jemi as Gjermania, as Italia për të cilat edhe një rritje 1,5- 2 % mund të ketë sens.Shqipëria duhet të ketë rritje 2shifrore që realisht ekonomia dhe konsumatori ta ndiejë atë.Kjo rritje është inkurajuesë, por është e pamjaftueshme dhe pengesë për të është këtë është një politikë fiskale për mua e shtrënguar dhe që detyrimisht duhet të reklasohet dhe të çlirohet.

Z.Panariti e keni vendosur theksin te të rinjtë.Pse kjo filozofi e Lëvizjes socialiste për Integrim?

Unë kam qenë vet i ri.Dhe e di që kur je i ri, je i mbushur me shpresa, je i mbushur me dinamizëm.Dhe një shoqëri e cila e ka nevojë ta ketë dinamikën e saj, të ketë stimulin e saj, këtë mund ta marë , këtë mund ta marrë kryesisht nga brezi i ri i cili është një brez me ambicie me ëndrra dhe me një iniciativë sipërmarrëse. Në këtë pikëpamje aleatët tonë më të mirë janë rinia e cila na mbush me shpresë, të cilës neve duhet t’i rikthejmë shpresën për të krijuar të ardhmen dhe për të ndërtuar karrierën në këtë vend i cili ka potenciale ende të pashfrytëzuara , që ka shumë mundësi.Unë madje do u bëja dhe një apel të rinjve që të përfaqësojnë politikat tona zhvillimore sepse ne rikthejmë shpresën.Unë do thoja të rinjtë duhet të shikojnë  me shumë seriozitet ndërtimin e një karriere brenda vendit tonë i cili është një vend me një dinamikë të madhe të zhvillimit, me një potencial të madh rritje.Shtetet e tjera, sigurisht që kjo është një botë globale ku gjithsecili bën zgjedhjen e tij po unë kam përshtypjen që ekonomitë e tyre janë në fazë saturimi, tejngopje.Shqipëria është në zhvillim, ka nevojë për fuqi punëtore, për fuqi të kualifikuar.Në këtë pikëpamje është e zgjuar të kërkosh të ardhmen dhe të ndërtosh të ardhmen, por sigurisht do të krijohen natyrisht premisat dhe bazat

S’ është pak e zorshme që të vijë një i ri të merret me bujqësi, të duket pak utopike në kohët tona, se e kanë mendjen te juridiku, ekonomiku.Apo ka ndyshuar pak mentaliteti?

Unë jam veteriner dhe jam shumë krenar që jam veteriner.Për mua ka qenë një zgjidhje shumë e mençur dhe ia u them pse: Në rast se ju do të shihnit treguesit e zhvillimit, ju do të shikoni që bujqësia është motorri i ekonomisë shqiptare.Ka jashtëzakonisht oportunitete dhe mundësi për punësim.Tiu them diçka: para një jave një sipërmarrës i fuqishëm i serave më kërkonte mua  një agronom të serave dhe e paguate më shumë nga ç më paguan mua qeveria shqiptare, rrogën më të lartë se ministri.Dhe nuk gjente një agronom për teknologjinë e serave.Ndërkohë teknolog ushqimor kërkohen me shumicë,në agropërpunim, në industrinë e përpunimit të peshkut.Kanë ardhur sipërmarrës të cilët më kërkojnë mua specialist të cilët duhet të përfshihen.Pra është një mendim i zgjuar, ndonjëherë kur mbaron shkollën e mesme  ekziston dhe ajo tendenca snobiste që kemi pasur të gjithë ne kryesisht për juridik, degë sociale të cilët janë të rëndësishme.Por ama duhet të shikosh me vëmendje se ku lëviz ekonomia, kërkesat më të mëdha për punësim vijnë nga sektori i bujqësisë edhe në kuptimin e specialistëve.Akuakultura po zhvillohet me shpejtësi të madhe.Kërkohen specialist për akuakulturën që të monitorojnë, kontrollojnë, që të drejtojnë  bazenet e kultivimit të troftës, të kocës dhe të levrekut të cilët po zgjerohen dita ditës.Kemi industrinë agroushqimore.Kërkohen specialist, teknolog ushqimor, kërkohen mikrobiolog, kërkohen specialist të teknologjisë ushqimore.Të gjitha këto janë një tregues që të rinjtë duhet të shohim me shumë vëmendje për tu specializuar në shkencat e natyrës.

Duhet dhe një lloj orientimi shtetëror…

Orientimi duhet të vijë dhe roli i shkollës së mesme është që në mënyrë të zgjuar t’i orientojë të rinjtë drejt degëve të cilat i ofrojnë më shumë mundësi të mëdha, për punësim dhe për karrierë.Prandaj edhe rrjeti i shkollave profesionale duhet riaktivuar,Ne kemi patur dhe shkolla të mesme bujqësore shumë të mira të përhapura.Është moment që krahas arsimit të përgjithshëm , të mesëm të rishikojmë ezgjerimin dhe potencimin e shkollave të profilizuara siç janë shkollat e mesme bujqësore të cilat krijojnë ndërtimet e tyre dikush për blegtori,veterinari dikush për akuakulturë , dikush për agronomi për frutikulturë dhe për të gjithë atë larmi ofertash që jep prodhimi bujqësor.

A kemi problem me kualifikimin me punëtorë të kualifikuar? Kemi hapësira në treg por gjejmë shumë pak të kualifikuar, shumë të diplomuar por shumë pak të kualifikuar.Është kjo sfida?

Ky është dhe një nga sygjerimet që na vijnë dhe nga raportet e BE-së që niveli në teknologjinë e prodhimit në Shqipëri është më i ulët.Kjo do të thotë që forcat e kualifikuara mungojnë.Kjo do të thotë që duhet të investojmë shumë në arsimin profesional,në arsimin e lartë, port ë specializuar, të profilizuar që të dijë të bëjë diçka.Mer një diplomë por ama ke një drejtim tëndin për të cilin ti je i specializuar dhe jo një diplomë e cila është shumë e përgjithshme e pastaj i vë në vështirësi edhe atë që ka diplomën por edhe për punëmarrësin i cili nuk të mer sigurisht për të zbukuruar sipërmarrjen, port ë merr për të drejtuar një proces.Pra profilizimi, specializimi është një sfidë dhe e programit tonë elektoral .

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al