Edmond Panariti: Qindra thertore të vogla dhe pika therje u mbyllën forcërisht anë e mbanë vendit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi gjendjen e shitjes së mishit në vendin tonë. Sipas Panaritit qindra thertore të vogla dhe pika therje u mbyllën forcërisht anë e mbanë vendit.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Qindra thertore te vogla dhe pika therje u mbyllen forcerisht ane e mbane vendit. Po perse raprezaljet mbi to nuk kane lidhje me sigurine ushqimore? Shihni me qetesi treguesit e meposhtem dhe gjykoni. Sipas Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave, ne tremujorin e fundit te 2017, u importuan 3498 qingja te gjalle, nderkohe qe ne te njejten periudhe te nje viti me pare importi i tyre eshte zero. A u favorizua importi?!!….Gjykojeni ju vete!! Por le te vazhdojmë me tej arsyetimin. Statistikat tregojne se ne fund te 2017, nje kg mish qingji u shit ne treg me 5000 leke te vjetra nga 3200 leke te nje viti me pare, pra nje rritje me 36%. A u demtua konsumatori?! …. Gjykojeni ju vete.!! …..Se fundi perse ky aksion nuk ka të beje me sigurine ushqimore? Blegtoria shqiptare mbizoterohet nga bagetite e imta. Qingjat tane, mbahen kryesisht ne kullote, ndersa bagetite e importuara jane te rritjes Industriale, pra ushqehen me koncentrate dhe premikse.. Cilat janë me te sigurta? Gjykojeni vete.!! Bashkimi Europian ka standartizuar dhe licensuar pikat e therjes dhe thertoret e vogla. Merrini keto direktiva dhe pershtatini me bizneset tona te vogla te perpunimit te mishit por mos i rafshoni ato?! Ne Gjermani, France, Itali ka me mijra pika therje dhe thertore te vogla te cilat jane pjese e tradites dhe e vlerave lokale…. Ato jane furnizuesit kryesore të prodhimeve te tyre te markes dhe te agroturizmit.. Jane keta te vegjel qe na bejne ne te medhej, thone operatoret turistike te ketyre vendeve.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al