Edmond Panariti: Raporti i sponsorizuar i Albanian Food Industry, mbi sigurinë ushqimore në vend është “fake”

Deputeti i LSI, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se raporti i sponsorizuar i Albanian Food Industry, mbi sigurinë ushqimore në vend është një “fake”. Kjo sepse laboratori Servizi Chimici Albanesi në të cilin pretendohet se janë dërguar mostrat ushqimore, as nuk kryen dhe as është i akredituar për të kryer të tilla analiza.

Më poshtë postimi i plotë:

“Fake it, till you make it”.Raporti i sponsorizuar i Albanian Food Industry, mbi sigurinë ushqimore në vend është një “fake”. Kjo sepse laboratori Servizi Chimici Albanesi në të cilin pretendohet se janë dërguar mostrat ushqimore, as nuk kryen dhe as është i akredituar për të kryer të tilla analiza. Kjo është lehtësisht e vërtetueshme nga kushdo. Pra të dhënat janë “sajesa”. Nuk përmenden sepse në fakt nuk ekzistojnë laboratorët italiane, ku pretendohet se janë dërguar një pjesë e mostrave të tjera. Në këtë pasqyrë kinse “skandaloze” të sigurisë ushqimore vjen edhe rekomandimi i raportit për të kaluar në duar private sistemin e sigurisë ushqimore në vend, i cili do të duhet të funksionojë “fiks” sipas modelit të mësipërm.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al