Edmond Panariti: “Strukturat e bujqësisë të shpartalluara, e shërbimi veterinar i shndërruar!”

Pas deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj.Nora Malaj, një tjetër deputet i LSI-së ka shprehur shqetësimin lidhur me nisjen e vitit të ri akademik, dhe ai është Edmond Panariti.

Z.Panariti në një reagim zyrtar në faqen e tij të rrjetit social “Facebook” ka reaguar lidhur me mosqasjen e problemeve madhore që Universiteti Bujqësor i Tiranës ka aktualisht. Madje për këtë problem e ka lidhur me vizitën e kryeministrit Rama ditën e sotme pranë ambjenteve të UBT-së.

Mëposhtë keni reagimin e marrë nga faqja e tij zyrtare në “Facebook”:

“Zoti Kryeminister! A u pyet Universiteti i Bujqesise dhe a u shpreh ai per shpartallimin e strukturave te Bujqesise? A u pyet Universiteti per denatyrimin e sherbimit veterinar dhe shnderrimin e tij ne nje atavizem funksional? A u pyet Universiteti per ujerat dhe administrimin e tyre, tashme ne drejtim te paditur? A u pyet per AKU – ne dhe drejtimin e saj? Jo nuk u pyet dhe as u perfill. Epiqendra e dialogut me profesoret dhe kerkuesit e kesaj qendre ishin mjerisht vetem buldozeret e INUK per pastrimin e kampusit”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al