Edmond Panariti: Taksa mbi stallat e blegtorisë është katër herë më e lartë se ajo e shtëpive të luksit!

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se taksa taksa mbi stallat e blegtorisë është shumë e lartë dhe sipas tij do të rezultojë në rrënim të garantuar të blegtorisë dhe daljen nga skena të qumështit shqiptar.

Më poshtë postimi i plotë:

E pabesueshme por taksa mbi stallat e blegtorisë është katër herë më e lartë se ajo e shtëpive të luksit!! E thënë ndryshe mundi, djersa, sakrifica e fermerëve, blegtorëve taksohen rëndë ?! Ndërsa qejfi, vaniteti, ekstravaganca lehtësohen?! Rezultati!! Rrënim i garantuar i blegtorisë dhe dalja nga skena e qumështit shqiptar i cili edhe për këtë arsye prodhohet sot me kosto 40%më të lartë se mesatarja për litër e qumështit në BE…..Quo Vadis?!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al