Eglantina Mirashi: Shqiptarët t’i tregojnë vijën e kuqe Edi Ramës

Shqiptarët t’i tregojnë vijën e kuqe Edi Ramës

Nga Eglantina Mirashi

Që shqipëria është vendi i çudirave të mëdha, për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Që shqipëria është vendi më i varfër në Ballkan dhe Europë as kjo nuk ka vend më për diskutim. Por të mendosh që politika udhëheqëse e një vendi të bëjë çdo përpjekje dhe të mundohet me çdo kusht të “vrasë” qytetarët e saj, kjo nuk është parë e as degjuar as në vendet më korruptuara në planet. Edhe Koreja e Veriut i trajton më mirë qytetarët e saj. Sot në vitin 2018 jemi dëshmitarë se si qeveria e Edi Ramës po përbalt, po tallet, po përçmon dhe po gajaset së qeshuri me “Mjerimin Migjenian” që ka krijuar me kujdes në këto 28.000 metra katrorë që quhet Shqipëri, i cili është bekuara nga Zoti e mallkuar nga njeriu. Nuk di nga t`ja nis, ka shumë skandale që i kanë plasur në dorë ketij Kryeministër dhe kesaj qeverie. Dhe prap se prap, predikon rritje ekonomike e rritje të mirëqënies në populate madje aq sa shtetet fqinjë. Një gënjeshtër e madhe e thënë nga një genjeshtar i gjatë. Me një firmë të një “kuqalasheje” të hedhur e bardha mbi të zezë, qeveria dhe me saktë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale largoi nga skema e ndihmës ekonomike më shumë se 20.000 familje të varfëra. Të gjith e kemi parë skamjen e tyre, kemi parë mënyrën e jetesës ku varfëria është ulur këmbëkryq në odën e zbrazët dhe heshtja krenare e burrave dhe grave të ndershëm buçet si një pickamë mortore. Qeverisë i duhen këto para, nuk ka më në xhep paratë e drogës së trafikuar, armëve të përcjella jashtë kufinjëve dhe të korrupsionit masiv. Timonierit i duhen para për t`u pensionuar, i duhen para për të paguar gjyqtarët dhe prokurorët që të shpëtojë nga burgu disa nga miqt, kolegët dhe ish-kolegët në PS, Parlament e Ministri. Dhe në rastin më të keq, këto para i duhen që t`i hedhë në fushatën e ardhshme, ose ose që të mbyll ndonjë gojë të pakënaqur, që nuk arriti dot ta punësonte në administratën publike. Dhe për ta mbajtur si një militant të lidhur me PS-së i lidh një pension 4 vjeçar. Duke ja hequr këtë ndihmë varfanjakëve e duke ua dhënë të tjerëve që ta përdorin këtë shumë për karburant në makinat e tyre dhjetra mijra euroshe. Ka ardhur koha që njerëzit të reagojnë, ka ardhur koha që shqipëria të ngrihet, të kërkojë drejtësi, të kërkojë mirëqënie, të largojë xhelatin e të krijojë vetë të ardhmen. Ditët e fundit u bëmë dëshmitar se si Ministri për Europën dhe Punë të Jashtme Ditmir Bushati kërkoi të marrë plotfuqishmërinë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta për nisjen e negociatave me Greqine. Ai mori një “letër hundësh” e futi në një zarf dhe i`a dërgoi Presidencës që ta firmoste. Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta i tha jo Ditmir Bushatit. Kërkoi më shumë informacion, dhe i vendosi vijën e kuqe kreut të diplomacisë. Një veprim ky për t`u marrë si shëmbull nga e gjith shoqëria dhe e gjithë shqipëria. Të gjith shqiptarët e ndershëm të varfër apo të pasur qofshin, të marrin shëmbullin e Ilir Metës, e të mos lejojnë më politikën që të tallet me njerëzit e thjeshtë duke i vendosur vijën e kuqe këtij kryeministri që çdo ditë po e ngushton lakun në qafën e shqiptarëve.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al