Eglantina Mirashi: Taksidarët e Ramës predikime kundër LSI/ S’keni parë gjë akoma, LSI njeh vetëm rritje

Ndjek me ëndje hallin e madh që na i ka zënë dhe po shprehin vazhdimisht disa “analistë” ,pseudoanalistë, ish “anëtarë” të LSI-së,( anëtarë në thonjëza sepse skanë qenë kurrë pa thonjëza por për interesa të caktuara) dhe disa politikanëra , në lidhje me largimet e anëtarëve nga LSI, apo “skërmoqjen” e LSI-së siç preferojnë ta quajnë.

Më vjen keq që janë kaq të prirur të aludojnë, trillojnë por e bindur që dhe vetë nuk i besojnë ato që shkruajnë vetëm e vetëm me idenë të kamuflojnë lexuesit, mbështetësit e LSI me shpresën që të ndikojnë sadopak tek ta.

Për ata që e paskan harruar ju kujtoj që LSI ka lindur si sfidë ndaj arrogancës së qeverisë së asaj kohe por tani po reziston dhe do rezistojë shumë më e madhe dhe më e fortë se ateherë dhe do i bëjë sfidë qeverisjes së kësaj kohe.

Ju kujtoj por dhe garantoj që përpjekjet për të demoralizuar LSI dhe njerëzit e saj siç rezultuan të pasuksesshme me “Super Dushkun”, apo dhe me ndryshimet që iu bënë kushtetutës së Shqipërisë në 2008 vetëm e vetëm që të eliminohej LSI, ku përkundër këtyre përpjekjeve LSI u rrit, anetarësia u zgjerua dhe mbi të gjitha njerezit që besonin dhe besojnë në të.

Pasi përsëri falë mbështetjes dhe këmbënguljes së këtyre njerëzve LSI mbijetoi në zgjedhjet e 2009 duke u kthyer menjëherë në një faktor stabiliteti për vendin. E po kaq rol të rëndësishëm dhe kyç luajti në koalicion më PD duke i shërbyer gjithnjë stabilitetit dhe jo kaosit, progresit të reformave dhe jo regresit të tyre.

Edhe në koalicion me PS, roli i LSI në votimin e 3 ligjeve që kishin të bënin më integrimin europian qe kusht koalicioni dhe u kthye në kusht konsensusi mes palëve në arritjen e miratimit me konsensus të plotë.

E po ashtu kontribut të jashtëzakonshëm në miratimin e një sërë reformash të tjera në dobi të zhvillimit të vendit. Rritja e LSI është kthyer në shqetësim për të gjithë kundërshtarët, pesha e saj ka trembur vazhdimisht të gjithë skeptikët tashmë sepse s’po u dilnin parashikimet.

Edhe pas lutjeve të herë pas hershme nga partia në pushtet, për bashkëpunim dhe vazhdim koalicioni, LSI preferoi të hynte e vetme ne garën e 25 qershorit si forcë e madhe tashmë përballë sulmeve të fuqishme nga 2 forcat e mëdha politike dhe rritja e saj edhe kësaj here ishte e konsiderueshme në anëtarësi, votues dhe kjo e përkthyer në mandate.

LSI lindi si parti në opozitë dhe kësaj here zgjodhi të jetë në opozitë, në opozitën e vërtetë që qytetarëve u mungon prej vitesh. LSI erdhi në pushtet nga opozita, dhe si e tillë do vijë shpejt dhe përsëri ne pushtet atëherë kur populli ta gjykojë, pasi ta ketë fituar betejën me pozitën e sotme të venitur.

LSI nuk ka frikë, anëtarët e LSI nuk kanë frikë, përkundrazi janë plot me kurajo dhe guxim për tu përballur qoftë me presionet ndaj vendeve të punës, qoftë për të denoncuar çdo abuzim që përballemi çdo ditë, qoftë dhe për ta mbështetur hapur luftën e saj përballë krimit, drogës dhe oligarkëve.

Njerëzit besnikë të LSI-së kanë qenë dhe do të jenë me të në çdo betejë të saj, dhe as intrigat, as pazaret dhe as përpjekjet të diktuara nga kazanxhijtë, tepsixhijnte e timonierët nuk e zbehin kauzën e tyre, nuk tkurrin aspak LSI.

LSI rritet shëndetshëm me njerez të shëndetshëm ,vizionar dhe që duan të bëjnë më të mirën për vendin e tyre.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al