Eksportet agroindustriale u rritën 17%

Eksportet agroindustrialeEksportet e produkteve agroindustriale u rritën me 17% gjatë vitit 2016, krahasur me një viti me parë. Kjo rritje e reflektuar në vlerë monetare për 2015 shënoi 3.9 miliardë lekë dhe në 2016 u rrit  në 4.6 miliardë lekë.

Ekspertet e bujqesise shprehen optimist, se pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për kreditimin e sektorit të bujqësisë, mes qeverisë shqiptare, BERZH, 4 institucione bankare dhe 2 institucione financiare jobankare, pritet që të ketë rritje progresive të prodhimit bujqësor vendas dhe përpunimit te tij. Fermerët do të mund të përfitojnë mbështetje financiare për investime, duke pasur një fond garancie publike.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare, importet e produkteve agroindustriale, gjatë vitit 2016 u rritë me 11%. Sipas të dhenave nga ministria e Bujqësisë, në vitin 2015, vlera e importit të produkteve të agroindustrisë ishte 28 miliardë lekë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit 2016 ka shkuar në 31 miliardë lekë. Produktet e këtij grupi, që janë importuar më shumë gjatë gjashtë mujorit të parë të 2016, janë gjalpi, djathi, qumshti i përpunuar, niseshtja si dhe sheqeri.

Burimi:( ata,gov.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al