Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Sipas informacioneve të policisë raportohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një makinë tip “Benz”, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona.

Policia bën me dije se “shtetasi A.O., 24 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar  shtetasin V.B., rreth 35 vjeç,  banues në  Ukrainë i cili  është transportuar  në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.