Elda Ballabani: Të shtunën të gjithë në protestë për Shqipërinë tonë!

Nga Elda Ballabani

Po or mik edhe ti duhet të vish të shtunën në protestë! Në kokat e lodhura të popullit tonë të 101 halleve të përditshme, natyrshëm lindin pyetjet: Çfarë do të ndryshojë duke ju bashkuar protestës ditën e shtunë? Çfarë do të kthehet në këmbim për mua, pas pjesëmarrjes në këtë tubim popullor? Kush do të ma heqë nga fyti lakun e skamjes? A do të gjej drejtësi përballë oligarkut që nxitimthi ka shqyer gojën si kucedër për të gllabëruar/tjetërsuar pronën time? A kam unë fuqi sa duhet, ti them ndal kësaj batërdie kanabisi dhe kokaine që ka mbytur vendin tim? A mundem të përballem me mizorinë e këtij Kryeministri, që përveç demagogjisë, arrogancës dhe përbuzjes nuk njeh menyrë komunikimi as kur ballafaqohet me zërin e ngjirrur të popullit? A do mbytem në borxhe, sa herë shëndeti im apo i familjarëve të mi, do më detyrojë të drejtohem në mjekësinë “falas” që më ofron ilaçe me çmime të kripura dhe jashtë çdo kontrolli apo standarti, kur shkoj te mjeku që për një shërbim të mirë duhet dorovitur se nuk të zë me dorë? A do të endem më rrugëve me diplomë në dorë dhe do kthehem sërish në shtëpi i pa shpresë për të gjetur një vend pune që të paguaj qeranë, ujin, dritat, ushqimet etj? A do të mundem unë tregtari ambulant, të nxjerr ato pak perime të mbjella me mund dhe djersë e ti shes për ti blerë qumësht nipit apo një fletore mbesës që ka ditën e parë të shkollës dhe ende nuk i kemi blerë çantën dhe librat, apo do të vazhdoj të fshihem nga xhandarët e lali Erit, që shikon ëndrra të tipit “do ta bëjmë Tiranën si Parisi”, me kulla që pastrojnë lekun, që një Zot e di nga e ka burimin ky lek që rrjedh lumë dhe Sorosianët e tjerë në krye që heshtin apo bëjnë një sy qorr përpara këtij karikature ekranesh, që rend me lopatë në dorë të bëjë ndonjë “show” të rradhës në media me sloganin “mbill një pemë, të shpëtosh nga kanceri i Sharrës dhe ndotjes pa fre, që thithin çdo ditë mushkëritë tona dhe të fëmijëve tanë”! A do të mundem ta lehtësoj veten sadopak nga lista e stërgjatë me artikuj ushqimorë hua te dyqani i lagjes? Kush më siguron se pas kësaj nuk do fillojnë gjobat hakmarrëse te dyqani im, bashkëshorten nuk do të ma vërvisin si leckë nga puna me motivacionin strukturë e re në administratë? A do të ketë në të adhmen Veting Partiak siç po ndodh “Për Shqipërinë që Duam” (na hapet barku shumë, mjafton të mbërthejmë ndonjë tender), apo do të fillojë ora e drejtësisë dhe shtetformimit me themel? Këto dhe shumë pyetje mund të lindin natyrshëm përballë këtij narko shteti. Zëri yt është thirrja e shpresës, ai zë do të shkundë mediat e këtij pushteti që luan teatër ditën duke u përgjëruar se me demek po e akuzokan padrejtësisht (për krimin dhe drogën që ka mbuluar vendin) meqë këta do na hapin negociatat me BE-në, ndërsa në mbrëmje zgërdhihen me aktorët e sahanlëpirjes së zyrave të zaptuara, nga kukulla të komanduara dhe dirigjuara nga kryeministri ynë piktor/aktor/gazetar/regjizor/shkrimtar/analist/ekonomist/polic/profesor-doktor etj. Mjaft më me analistë partish or mik edhe ti je në gjendje ti bësh një analizë këtij kanceri që po i përhapet si metastazë në trup vendit tonë, këtij vendi të lodhur dhe të stërmunduar. Ai zë është shpresa e fëmijëve të tu nesër, ai zë është këmbana e alarmit që bie për këta dritëshkurtër, që kanë përveshur mëngët për të gllabëruar sa të munden nga të mirat e kësaj Shqipërie, e cila lëngon mes errësirës duke kërkuar pak aromë Europe, si e asfiksuar mes gërmadhash që kërkon oksigjen! Unë, ti, të gjithë ne së bashku, mund të ngrihemi dhe të vendosim për fatin tonë, tju bëjmë të ditur këtyre që janë në krye, se nuk kanë më vend në zyrat e Shtetit të marrë peng dhe gjithashtu atyre që do të hyjnë më pas në këto zyra ti vendosin gishtin kokës, sepse tashmë do të kenë përballë një popull që është i zoti ti marrë në dorë fatet e vëndit sa here të lindë nevoja. Intelektualë, studentë, punëtorë, gjyshër, njerëz të ndershëm të këtij vendi, ka ardhur koha të heqim lakun e frikës dhe ti tregojmë Europës, se populli Shqiptar ende nuk e ka braktisur vendin për ta gjetur shpresën në emigrim. Ende ka bij dhe bija të mirë ky vend, që nuk impresionohen as nuk ju dridhet qerpiku nga këta deficentë, trafikantë, horra, gangsterë, që pispillosen ekraneve dhe shesin moral publikisht nëpër media, përballë mjerimit mbytës të ekonomisë së rrënuar, të familjeve të ndershme Shqiptare! Shkojmë or mik të Shtunën në protestën tonë të majtë, të djathtë, të qëndrës, pa parti, kjo është protesta jonë, është protesta e Shqiperisë tonë. Rama, Ramallinj, Sorosianë dhe 99-ça, Shqipëria e Shqiptarëve!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al