Italia i ka bërë kërkesë shtetit shqiptar për ekstradimin e vrasësit Sokol Taçe.

Sokol Taçe 50-vjeç nga Elbasani është arrestuar pas 21 vitesh për vrasje të dyfishtë.

Pas përfshirjes në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në Bergamo të Italisë, Sokol Taçe, u rikthye në vendin e lindjes ndërsa u arrestua rreth një vit më parë nga drejtësia shqiptare.

Kërkesa për ekstradim nga Italia është bërë pasi dyshohet se ai ka vrarë në Bergamo, Astrit dhe Flamur Kolaverin.

Sokol Taçe dyshohet për vrasje në bashkëpunim me Almir Harunin, 44 vjeç, i cili ndodhet në burg në Shqipëri.

Taçe dhe Haruni kanë vrarë kushërinjtë, Astrit dhe Flamur Kolaveri, të cilët janë ekzekutuar në Osio Sotto të Bergamos në Itali.

Autori kryesor i kësaj vrasje është Almir Haruni nga Gramshi, i njohur me emrin Miri, kurse Taçe akuzohet si bashkëpunëtor. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 1998.

Përfshirjen e Taçes në këtë vrasje e vërtetuan analizat e ADN-së pasi në një gotë uji pranë lokalit ku ndodhi ngjarja u gjetën shenjat e gishtave të tij.

Drejtësisë italiane iu deshën mbi 9 vite për të zbardhur të vërtetën ndërsa dënimi për Almir Harunin është dhënë që prej vitit 2009.